• |
ide | kryesore

FOTO/ “Heroi” i Notre-Dame, një prift hyri mes flakëve dhe shpëtoi kurorën e Krishtit

Planet



Ishte i njëjti prift francez që ndihmoi të plagosurit në sulmin terrorist Bataclan në Paris dhe që i mbijetoi një prite që iu bë në Afganistan që tashmë konsiderohet edhe si “heroi” i zjarrit të Notre Dame, pasi shpëtoi nga flakët kurorën e Jezu Krishtit.

Zhan-Marc Fournier shkoi me drejtuesit e zjarrfikësve të Parisit dhe ishte ndër ata që hynë në katedralen 850-vjeçare të Parisit, pasi ajo ishte pushtuar nga flakët dhe mundi që të shpëtojë reliken “Sakramenti i Bekuar” dhe kurorën e gjembave.

4 vite më parë ai ngushëlloi një të plagosur pas sulmit terrorist më të keq ndodhur këtë shekull në Paris, kur 89 njerëz u masakruan në koncertin “Eagles of Death Metal” në vitin 2015. Si kapelan i ushtrisë, Ati Fournier, i mbijetoi një prite në të cilën u vranë 10 ushtarë.

Etienne Loraillere, një redaktore për rrjetin televiziv të rrjetit katolik të KTO të Francës , tha se: “Ati Fournier shkoi me zjarrfikësit në katedralen e Notre Dame për të shpëtuar kurorën e gjembave dhe Sakramentin e Bekuar”.

Kjo u konfirmua nga një burim i shërbimeve emergjente, i cili tha se: “Ati Fournier është një hero absolut. Ai nuk pati frikë fare e bëri për reliket brenda Katedrales. Ai merret me jetën dhe vdekjen çdo ditë dhe nuk tregon frikë.”

Një nga objektet më të çmuara të katedrales, Kurora e Thorns është supozuar të jetë veshur nga Jezu Krishti në kryq kur ai u kryqëzua. Të dhënat e ekzistencës së saj fillojnë në shekullin e VI pes, kur besohet se janë mbajtur në Jeruzalem nga të krishterët.

Gjatë kryqëzatave të vitit 1238, Perandori Latin i Konstandinopojës ia dha kurorën mbretit Louis IX për të fituar mbështetjen e tij dhe për të ruajtur perandorinë e tij të shkatërruar./oranews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *