• |
ide | kryesore

FOTO/ Karikaturat më të bukura për djegien e Notre-Dame

Pikante



Karikatura më sipër po bëhet simbol i dhimbjes që po shprehet në të gjithë botën përmes rrjeteve sociale, për shkatërrimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, e cila u përfshi nga zjarri.

Në të karikaturë shfaqet Quasimodo, kurrizoja i Katedrales, heroi tragjik në romancën historike të Victor Hugo, “Notre-Dame de Paris”, i cili përqafon duke qarë “shtëpinë e tij”.

Por kjo nuk është e vetmja. Amatorë dhe protefesionistë kanë shprehur trishtimin e tyre. Shumica e krijimeve në rrjet kanë si referencë pikërisht romanin e Victor Hygo dhe personazhin e tij, gungaçin Quasimodo.

Ndërsa provokuesja dhe satirikja Charlie Hebdo, ka vendosur që këtë javë të frymëzohet nga zjarri në katedrale për të thumbuar presidentin francez, Emmanuel Macron. Në qendër të karikaturës qëndron fytyra e ngërdheshur e Macron, që i ka marrë flakë pjesa e kokës, që në këtë rast është katedralja dhe me fjalë të shkurtra Charlie shkruan “Reforma, unë po nis nga korniza”. ©LAPSI.al

4 / 8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *