• |
ide | kryesore

Meta shigjeton Ramën: Unë nuk jam një President ambasadash

Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer kunjat dhe shigjetat në drejtim të kryeministrit Edi Rama në një intervistë që dha mbrëmjen e së martës në emisionin “Përballë” në TVSH. Sipas kreut të shtetit nuk ka dyshime që kriza e sotme politike buron nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008

“Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme e burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para dy viteve. Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës” – tha Meta.

Ai tha se nën kryeministrin Rama janë bërë hapa prapa të demokracisë.

“Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar.

Pa ndryshuar sistemin zgjedhor është e vështirë të ndryshosh liderët. Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit.

Kjo gjendje duhet të marrë fund. Jemi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues”, – tha më tej Meta.

Presidenti Meta është treguar shumë i ashpër me Reformën në Drejtësi, duke e cilësuar atë si të orientuar drejt emrave të përveçëm, dhe jo drejt standardeve demokratike.

“Zbatimi i reformës në drejtësi u orientua drejt emrave të përveçëm dhe jo drejt standardeve demokratike. Unë të vërtetës i them të vërtetë.

Unë nuk jam President ambasadash. Ndonjëherë ambasadorët më shumë krijojnë kaos se sa thonë të vërtetën. KE duhet të sjellë ekspertë nga Brukseli për të parë se si është zbatuar reforma në drejtësi.

Këtë ja kam thënë edhe Danielsson. Shoqëria civile për mua ka bërë një reagim, sikundër ishte rasti i fundit i Komisionit të Helsinkit dhe Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, reagim që duhet marrë seriozisht. Presidenti ka bërë çdo gjë për parandalimin e një krize të tillë.

Përpjekja ka qenë e qartë, jo vetëm për të parandaluar këtë krizë dhe për të nxitur një dialog midis shumicës dhe opozitës por edhe për të dhënë mesazhe shumë herë më të forta për çështjen e integrimit evropian”, – tha Meta. ©LAPSI.al

13 Comments

    1. Ky Baftiari, eshte njeriu me i gabuar per cdo lloj posti ne Shqiperi, i gjendur gjithmone ne vendin dhe ne kohen e duhur. Eshte aq provincial sa me te prishesh per 100000 leke te vjetra. Thone se e shoqja e Gjinit te Portokallise, ka shume muhabet me Bafti Allende-n.

  1. Nese vertet kerkon stabilitet dhe dialog bucen tende mos e le zgjidhur duke harbuar rrugeve!
    Per sa kohe ti nuk bind ate perse kerkon te bindesh te tjeret!?
    Dhe e fundit, ti nuk ke kapacitet per te qene President ambasadash por President i turmave delikuente dhe zagareve qe ndjekin bucen tende.

  2. Po e tradheton ate qe te beri president!?
    “Mos me merr n’qafe Pjeter “
    Nga gjirizi i Edmut Rampsikos ke dale!?
    Mos ban si i mire!
    Apo do’t thuash nuk e kam njoft sa duhet kryeminin e albano- kurvistanit,eeh!?

  3. Meta i heq breket psikopatit, pasi edhe politikisht eshte me i pregatitur se kllouni i qeverise. Koke pa lare ia ka thene, por i ka lene per tia thene te tjerat kur ti vije koha, sepse Meta ia di mire plaget e luftes politike e shoqerore bastardit kryeminister,Mos u mundoni te ofendoni presidentin, kur ai kerkon ligjet e kushtetuteshmerine ne jeten e pushtetit e ne drejtim te popullit. Keto mungojne me nendence sot, me qellime te keqija qe i ka kurdisur, e po i con ne kapitullim shume institucione e zbatime ligjore te kushtetutes. Pra, ky KM eshte pergjegjesligjor qe duhet te jape llogari per gjendjen e pergjitheshme te situates shoqerore politike, te cilen e ka cur e po e con ne konflikt vetem nje i cmendur e i turbulluar menderisht, qe eshte vetem Rama, andaj, sot diskutohet ky pushtet mizerabel, e pastaj diskutoni postet, se e meritojne, apo e kane marre me hater,,,,fundja kete politike ndoqen kur na paskan qene ”’Vellezer, ujqer.

    1. shum i pergatitur, biles qe te mos harroj ato qe ka ne axhend, bredh me bllok ne dore ministri me ministri. pall kari.

  4. qe ti thuash demokraci parlamentare kohes perpara Rames duhet te jesh po aq i guximshem sa i paturp! Aq keq sa qeverisen ministrat e Metes me Ramen, rralle here ishte parE. Ca si klajda Gjosha, apo thellesisht i korruptuari Manjani rralle ishin pare per te mos folur per nje tufe hajdutesh te LSI ne administrate…apo deputetet e LSI qe festonin festat e pavarsise se Epirit, Tavo &Co..

  5. ti nuk je president fare. ti je nje cop muti, nje hajdut ordiner qe aksidentalisht je dhe president. shtangist mafioz analfabet, kaq je ti. horr

  6. Po I ka sjell Europa kontrollorët quhen ONM. Debat pa sens I presidentit, nëse do më pak autoritarizëm në Shqipëri ta filloj nga familja e tij jo burri president dhe gruaja bashkkryetare opozite. Se për llafe të tipi bëni si them unë por mos bëni si bëj unë janë të vetmit.

  7. Po ti je bere emer e pergjerate me ambasadat, ku te vesh ti o mavri. Kush te qas ty ne dere te ambasadave …
    Te pa gjithe bota me bllok , me ze e figure si beje dallavere me pasurite kombetare.
    Pa le pa ke dhe grua pr te qene qe te shkosh te besh vizita ne ambasade si gjithe dynjaja…
    Ty te vjen turp edhe nga shitsja e lagjes per gruan qe ke…
    Ty nuk ka ku te te kape qeni, o i shkrete, kush te bidhon ty neper ambasada !!!
    Cope-cope nga te gjitha anet…

  8. Po ti je bere emer e pergjerate me ambasadat, ku te vesh ti o mavri president. Kush te qas ty ne dere te ambasadave …
    Te pa gjithe bota me bllok , me ze e figure si beje dallavere me pasurite kombetare.
    Pa le pa ke dhe grua pr te qene qe te shkosh te besh vizita ne ambasade si gjithe dynjaja…
    Ty te vjen turp edhe nga shitsja e lagjes per gruan qe ke…
    Ty nuk ka ku te te kape qeni, o i shkrete, kush te bidhon ty neper ambasada !!!
    Cope-cope nga te gjitha anet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu