• |
ide | kryesore

Misteri i çështjes Pantani: “Kur vdiq, ishte dikush me të”

Sport



“Kur Marco Pantani humbi jetën, dikush ishte në hotel me të”. Misterin që ka shoqëruar gjithnjë ‘vetëvrasjen’ e ciklistit ta famshëm italian e ka shtuar edhe më shumë në deklaratën përpara komisionit Antimafia, Umberto Rapetto, gjeneral brigade i Guardia di Finanza, duke ndërtuar momentet e fundit të jetës së “Piratit” e duke analizuar pikat e errëta të hetimit. “Nuk mund të mendosh që ka qenë ai që ka tërhequr zvarrë krahun, përpara se të jepte frymën e fundit, dikush ka qenë me të”, në ndryshim me atë që është pohuar gjithnjë për rastin.

Rapetto, ndër të tjera, ka sjellë në vëmendjen e parlamentarëve imazhin e një topi të bardhë që ishte në dhomën e hotelit, pranë trupit të Pantani, por “e mbetur e paprekur në një pellg gjaku, si të ishte vendosur me një grep peshkimi”. Në fund, Rapetto ka folur edhe për hotelin që ka pritur Pantani në ditët e fundit të jetës: “Kishte kat nëntokësore dhe garazhde, hoteli me shumë mundësi nuk përdorej vetëm për të kaluar pushimet, por edhe për të kaluar ndonjë orë në intimitet, arsye për të cilën mundësia për të hyrë nga garazhdi zhdukte cdo lloj kontrolli që mund të ushtrohej nga recepsioni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *