• |
ide | kryesore

Orgazma? Jo vetëm femrat, por edhe meshkujt “aktrojnë” në shtrat

Lapsi Leaks



A ju ka ndodhur ta aktroni orgazmën ndonjëherë? Nëse u përgjigjët me “po”, atëherë nuk jeni të vetmit. Një anketim i fundit ka zbuluar se sa është numri i njerëzve që e aktrojnë orgazmën – dhe statistikat janë më të larta se ç’mendoni!

“Superdrug” së fundmi i ka anketuar mbi 1,000 persona nëse ndonjëherë e kanë aktruar orgazmën. Rezultatet kanë treguar se 54.6% e femrave e kanë pranuar se e kanë bërë këtë lloj aktrimi.

Shumica e tyre kanë thënë se e kanë bërë këtë në mënyrë që t’ia mbrojnë partnerit ndjenjat. Megjithëse mund të mendoni se është e vështirë për meshkujt ta aktrojnë orgazmën, duket se 16.4% prej tyre e kanë bërë këtë gjë.

Nga këta meshkuj, 62% prej tyre kanë thënë se e kanë bërë për t’ia mbrojtur ndjenjat partneres, ndërkaq 35% e kanë bërë në mënyrë që seksi të përfundojë më shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *