• |
ide | kryesore

Paris, miliarderët dhurojnë 300 milionë euro për rindërtimin e Notre Dame (FOTO)

Lajme, Të fundit

Pas më shumë se 9 orësh betejë me flakët, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame de Paris. Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare.

Të gjitha veprat e artit që kanë qenë në brendësi katedrales janë ruajtur dhe transferuar brenda natës në Hotel de Ville, seli e komunës. Sipas autoriteteve vendase veprat do të transferohen në muzeun e Louvre ditën e sotme dhe të nesërme.

Ndërkohë në të gjithë Francën kanë nisur fushta për mbledhjen e fondeve për rikonstuksionin e katedrales së famshme. I pari që dhuroi 100 milionë euro ka qenë miliarderi francez, François-Henry Pinault, bshkëshorti i aktores së njohur Salma Hayek dhe pronar i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent.

“Unë dhe babai im kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro për rikonstruksionin e katerdrales Notre Dame” – ka thënë në një njoftim për shtypin francez.

Edhe një tjetër familje e pasur në Francë ajo, Arnault pronare e grupit luksoz, LVMH që përfshin mbi 70 marka të njohura si Christian Dior, Bulgari, Guerlain dhe Louis Vuitton ka njoftuar se do të dhurojë 200 milionë euro për rikonstuksionin e katedrales.

Bernard Arnault, billionaire and chief executive officer of LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton SE, looks on during the inauguration of the LVMH start-up accelerator at Station F technology campus in Paris, France, on Monday, April 9, 2018. The accelerator aims to encourage entrepreneurs who are developing new technologies and services for the luxury industry. Photographer: Marlene Awaad/Bloomberg via Getty Images

5 Comments

  1. Kjo eshte bota perendimore ku shqiptaret duan ti ” behen pjese”. Ata ndertojne . Kollaret ketu te te gjitha llojeve e markave shkatrojne dhunojne dhe percudnojne sigurisht duke percudnuar dhe vetveten.

  2. Jo,more Mero Lumi,Rama do te dhuroje disa nga piktura-zhgaravina,qe i kane mbetur,neper ato expozitat qe ka hapur neper dynja.

  3. Milliona femije vuajne nga uria dhe jane te pa ushqyer e pa kujdes perdite “miliarderet” japin monedhat e mbetura per qeset e unicefit. Per katedralen po hudhen me koke a thuajse ska kisha para qe ta regulloje. Sa me shume “pasurohemi” ne para e ne likes aq me te varfer behemi si njerez.

  4. kurse DHJERJET E STALINIT E POPOVIQ MUGOSHES SE BASHKU ME SHURRAT E MAO LUU CE DUNIT grabisin nga populli 3 miljard euro per LESH NEGJMIJE FALAS qe i japin llojit parazit I PA EMER ME SHOKET E TIJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu