• |
ide | kryesore

Tuchel kap nga shalli Al-Khelaifi: nerva të tendosura tek PSG

Sport



Tek Paris Saint-Germain nuk janë kohë të qeta: tekniku Thomas Tuchel është vënë nën akuzë nga shumë tifozë e nëse pas eleminimit në Champions League kundër Manchester United kritikat mund të dukeshin të tepruara, pas 5-1 të pësuar nga Lille, duket qartë se një farë përgjegjësie tekniku gjerman e ka. Ndoshta është dakord mbi këtë fakt edh ai vetë, por do të ishte më i lumtur të merrte përgjegjësi ‘të plotë’ kur ti njihen ‘fuqi të plota’. Për këtë e ndoshta edhe për ndonjë motiv tjetër gjermani arriti deri aty… sa ta kapë presidentin nga shalli!

Ndodhi në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes të stadiumit Pierre-Mauroy të Lille. Një imazh i Canal+ tregon teknikun ta përfshijë nga shalli Nasser Al-Khelaifi për ti tërhequr vëmendjen e të dy nisin të diskutojnë me tone të larta. L’Équipe, shkon deri aty sa ta titullojë: “Tuchel rebelohet” por… për cfarë? Ndoshta tekniku i PSG është lodhur duke lënë shumë persona të ndërhyjnë tek lojtarët e grumbulluar apo që mund të grumbullohen (mes të cilëve Adrien Rabiot) e mes këtyre personave është rivali: Drejtori Sportiv Antero Henrique.

Duket se Tuchel nuk e ka pritur mirë punën që drejtuesi portugez po bën me tentativën për të rinovuar kontratat e Gigi Buffon e Dani Alves: për teknikun nuk janë prioritet. Skuadra, ankohet ish-tekniku i Borussia Dortmund, “ka mungesë lojtarësh të besueshëm. Nuk mund të luhet me 12 apo 13 lojtarë. Cdo tre ditë nuk kam mundësi për të zgjedhur skuadrën më të mirë për një ndeshje. Të gjithë mendojnë se është normale që Bernat të luajë në fillim si numër 3, pastaj si 5, në të majtë, në mesfushë e pastaj si numër 10, por nuk është kështu!“. Si bën të ditur Daily Mail Online, për Henrique, tekniku thotë: “Duhet të reflektojmë mbi gjithcka sepse kemi shkuar përtej. Duhet të jemi të sinqertë dhe të kuptojmë arsyet e kësaj situate. Më mungojnë Rabiot e Lassana Diarra. Do tia them presidentit por deri tani askush nuk ka thënë asgjë sepse fitonim!“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *