• |
ide | kryesore

Uma Thurman tregon aksidentin në filmin e Tarantinos

Paparazzi, Slider



Gjatë xhirimeve të “Kill Bill 2”, makina që drejtonte aktorja humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë, incident për të cilin fajësoi regjisorin si ngjarje të qëllimshme. Tarantino bëri një “mea culpa”, duke pranuar përgjegjësinë. Gjatë një interviste për “Deadline”, regjisori tha: “Është një ndër pengjet e jetës sime, një ndër gabimet më të tmerrshme që kam bërë”.

Tarantino tregoi se para se të xhironin atë skenë e kishte drejtuar vetë ai makinën, për ta testuar në rrugë dhe për të parë nëse gjithçka ishte në rregull. Regjisori shpjegoi se e vetmja gjë që ndryshoi nga skena ishte drejtimi i rrugës, xhiruan në një anë tjetër, sepse ishte drita më e mirë për kamerën. Dhe sipas tij, aksidenti ndodhi sepse rruga e zgjedhur për xhirime nuk ishte aq e drejtë si ajo që kishte përshkuar ai



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *