• |
ide | kryesore

VIDEO/ Në të njëjtën kohë me “Notre-Dame” po digjej edhe xhamia “Al-Aqsa”

Lajme, Të fundit



Në të njëjtën kohë kur të gjitha ekranet e TV-ve ishin përqendruar në Paris ku po digjej katedralja e famshme “Notre-Dame” një tjetër tragjedi e ngjashme po merrte rrigë në anën tjetër të botës. Një zjarr nisi në ndërtesën e xhamisë së Al-Aqsa në Jerusalem. Tym dhe zjarr u pa duke dalë nga çatia e dhomës së lutjeve e quajtur Marëani, e njohur edhe si Salla e Solomonit, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të xhamisë.

“Zjarri u përhap në dhomën e rojeve dhe në çatinë e dhomës së lutjeve Marëani, por zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në mënyrë të suksesshme”, shkruan agjencia e lajmeve Palestina.

Pamjet e publikuara tregojnë njerëz të mbledhur në oborrin e dhomës Marëani, ku myslimanët palestinezë mbajnë lutjet e së premtes. Ky është një vend i shenjtë për Judaizmin, Krishterimit dhe Islamin. Ky vend përveç se është lokacioni i xhamisë Al-Aqsa ka gjithashtu edhe Kupolën e Shkëmbit, vendin e tretë më të shenjtë për myslimanët. Zjarri u shua shpejt, dhe nuk u raportuan lëndime apo dëme në ndërtesën e vjetër 1500-vjeçare.



5 Comments

  1. Është fakt që në botë, objektet e kulteve fetare përbëjnë pikat kulminante të vlerave arkitekturale e kulturore të njerëzimit që i kanë rezistuar kohës e që duhet të ruhen. Ato janë e do të mbeten dëshmi e kulturës botërore, pamvarësisht se cilës fe i takojnë.
    ” Birbot” që ju gëzohen shkatërimit të tyre, hyjnë në rrethin e ekstremistëve injorantë terroristë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *