• |
ide | kryesore

Champions/ Europa në këmbët e Messi, CR7 nga goli, tek turpërimi

Sport



Mbrëmja e dy alienëve të futbollit kishte nisur në të njëjtën mënyrë: një gol për të drejtuar kualifikimin drejt gjysëmfinaleve. Goli i 24° me kokë për Cristiano Ronaldo në Europë e penelimi i i Lionel Messi, i kthyer të shënojë në cerekfinale të Champions pas gjashtë vjetësh. Epilogët e Allianz Stadium e Camp Nou tregojnë në fakt një histori krejt ndryshe. Rivalët e përjetshëm nuk mund të përsërisin finale historike të 2009 në Roma, në të cilën Barcellona e Messi shkatërroi Red Devils e CR7 e Sir Alex.

10 argjentinase nuk u limitua me 1-0 e vajtjes, por, edhe me ndihmën e De Gea, e ngjyroi mbrëmjen me një dygolësh të mrekullueshëm nën sytë e 97 mijë tifozëve të Camp Nou. Lionel në gjysëmfinale do të takojë fituesen e Porto-Liverpool, duke qendruar në garë për trofeun e 5 të Champions League në karrierë. Pesë si ato që ka në palmares Cristiano Ronaldo, që pas tetë vitesh radhazi nuk arrin të shkojë në gjysëmfinale.

Për të celebruar duelin e dekadës ka menduar artisti i rrugës TvBoy, që la përfaqësuar në mënyrë provokuese raportin e dashuri urrejtje mes të dyve, me një puthje, që përfundoi menjëherë në kopertinën e France Football. Messi në majë të gishtave, një top e Ronaldo në pozicion static si gjithnjë. 597 gola në total me klubin argjentinasi, 599 portugezi. Mbrëmja e Champions i dha rrugë të ndryshme këtë herë, por dueli mes kampionëve do të vazhdojë akoma.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *