• |
ide | kryesore

Champions/ Tottenham ka një gol plus dhe Harry Kane mangët: Liverpool në Oporto për gjysëmfinalen

F1, Sport



Kompeticioni më i rëndësishëm Europian për klube, Champions League do të përcaktojë mbrëmjen e sotme dy skuadrat e fundit gjysëmfinaliste, në 90 apo më shumë minuta që parashikohen elektrizuese. Tottenham ka një avantazh për të mbrojtur në Etihad përballë Manchester City, ndërsa më i favorizuari është Liverpool që shkon në Oporto me dy gola dhe pa pësuar.

Guardiola duhet të mendojë diçka ndryshe nga 90 minutat e vajtjes në Tottenham Stadium. Spanjolli shpreson që euforia e impiantit të ri të ketë qenë ajo që bëri diferencën, me Spurs që rrezikuan të shkonin në ndeshjen e kthimit me një avantazh edhe më të madh. 1-0 megjithatë nuk është i lehtë për tu përmbysur, me Pochettino që ka ndërmend ta mbrojë me shumë forca, në kohën kur nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Harry Kane, të dëmtuar në një kontrast loje me Delpf kundër Citiznes. Në konferencën për shtyp, Guardiola është shprehur optimist mbi munditë që ka dhe ka përcaktuar Agueron të rikuperuar dhe vetëm në kërkim të formës më të mirë, ndërsa Fernandinho është stërvitur me grupin.

Më i qetë duhet të jetë Klopp, por jo shumë. Liverpool i tij ka një fitore 2-0 përballë Portos, që duhet të bëjë ndeshjen perfekte për të shpresuar përmbysjen. Të kuqtë janë gati të përsërisin misionin në do Dragao dhe me një treshe ofensive si ajo Mane-Firmino-Salah, për portugezët do të jetë vështirë të dalin për 90 minuta pa dëme. Anglezët e treguan edhe në Mynih se janë një skuadër, jashtë traditës ishullore, që nuk kanë kompleksitetin e fushës, ndaj dhe Dragonjtë janë të paralajmëruar.

Champions League – Quarter-finals

21:00 FC Porto ? – ? Liverpool
21:00 Manchester City ? – ? Tottenham Hotspur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *