• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo shfryn pas eleminimit: “Mama, unë nuk bëj mrekullira”

Sport



Shprehja e tij në fytyrë gjatë daljes nga fusha, pas eleminimit të Juventus nga Ajax në cerekfinale të Champions League, linte shumë pak vend për imagjinatën. E ndoshta pikërisht kjo gjendje e ngarkuar emocionale ka bërë që Cristiano Ronaldo të shfryhet në një bisedë me të emën, që ka zbuluar edhe fjalët që i ka thënë i biri: “Ishte i trishtuar sepse donte të shkonte në finale; por do të jetë sezonin e ardhshëm. Kampionati është duke ecur mirë”

E intervistuar nga portali portugez “A Bola”, në hapje të turneut ndërkombëtar “Maritimo Sentenario” në Funchal (Portugali), e ëma e CR7, Dolores Averio, ka sjellë fjalët e të birit pas eliminimit nga Champions Leagues: “Kështu më ka thënë: ‘unë nuk bëj mrekulli’. Kampionati është duke shkuar mirë dhe i ka munguar pak fati në Champions, por jeta vazhdon”.

Me pak fjalë, nuk është vështirë të imagjinosh humorin e CR7, edhe pse pas pak ditësh do të festojë titullin e parë kampion me bardhezinjtë. Cështja është, nëse do të mjaftojë për të fshirë zhgënjimin?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *