• |
ide | kryesore

Durrës/ Një shtetas kanadez tenton të përdhunojë të miturën, ndërhyjnë qytetarët

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka parandaluar mesditën e sotme përdhunimin e një të miture shqiptare nga një shtetas kanadez. Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, ku agresori seksual e ka tërhequr të miturën drejt vetes dhe është përpjekur ta shpjerë në ambientet e një apartamenti në afërsi, për të abuzuar më pas me të.

Qytetarët e pranishëm janë solidarizuar mes tyre ndaj thirrjeve të vajzës për ndihmë dhe kanë njoftuar  Policinë e qytetit, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë në pranga shtetasin kanadez. Sektori përkatës i komisariatit të Policisë ka nisur hetimin duke marrë në pyetje agresorin e ndaluar.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *