• |
ide | kryesore

E pabesueshme, Salah ka kërkuar shitjen nga Liverpool: faji është i Klopp

Sport



Një lajm sportivisht në limitet e të pabesueshmes ka tronditur vigjiljen e Champions League të Porto-Liverpool: Mohamed Salah ka kërkuar shitjen nga Reds. Sipas asaj që bën të ditur As, sulmuesi egjiptian është takuar me drejtuesit e klubit anglez, duke i kërkuar që në merkaton e verës të shitet. Motivi lidhet me një raport jo idilik me teknikun Jurgen Klopp, që është përkeqësuar nga një diskutim i fortë që ka patur me gjermanin.

Lajmi është nga ata që marrin rëndësi të vecantë e që natyrisht ka trazuar kampin e Liverpool, pikërisht në vigjilje të cerekfinales së kthimit me Porto. Sipas burimeve të portalit spanjoll, që vijnë nga dhomat e zhveshjes së Liverpool, Salah e ka bërë kërkesën për tu shitur në fund të sezonit, pikërisht për shkak të raportit të komplikuar me Klopp.

Një tension që në fushë gjatë Premier League nuk është kuptuar ose shfaqur kurrë, por duke përdorur vullnetin si kusht, sulmuesi egjiptian mund të detyronte zyrtarisht Liverpool përmes “Transfer Request”, një mekanizëm në Premier league sipas të cilit një lojtar i komunikon shoqërisë dëshirën për tu shitur. Përmes ndërmjetësimit të pronarëve të klubit Salah është bindur të mos e nisë kërkesën, në këmbim do të pranohet shitja e tij në fund të sezonit nga klubi, në kushte të përshtatshme për të gjithë e duke kënaqur dëshirën e tij për tu larguar nga Anfield.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *