• |
ide | kryesore

Fieraku i shumëkërkuari për vrajse ekstradohet nga Gjermania

Lajme, Të fundit



Një person i shumëkërkuar është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania për në Shqipëri. Ai është Ilir Kapllanaj, 49 vjeç nga Fier, i dënuar me 23 vite burg për vrasje me paramendim Kapllanaj thuhet se ka vrarë një shtetas në bashkëpunim me 3 persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2000 dhe që nga ajo kohë ishte në arrati. Bashkë me të janë ekstraduar edhe dy shtetas të tjerë për vepra penale, si vrasje, vjedhje e kultivim bimësh narkotike. Ekstradimi erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden.

Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë.

Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *