• |
ide | kryesore

Humbja në Champions i kushton Juventus 13,1 milionë euro

Sport



Nuk arrin dot kuotën 100 milionë euro Juventus. Me eleminimin në cerekfinale, bardhezinjtë nuk e kanë arritur apo kaluar kufirin e 100 milionë euro, që do të hynin në arkat bardhezi si të ardhura nga ky sezon i Champions League. Për “faj” të Ajax, Zonja e Vjetër është ndalur në 94,1 milionë përfshirë përfshirë premiot Uefa, por pa të ardhurat nga Stadium (vetëm në cerekfinalet e kthimit ishin 5 milionë euro). Sipas llogarive të bëra nga Corriere di Torino, nga këta 94,1 milionë, 18,3 vijnë nga market pool, 15,3 nga bonusi i pjesëmarrjeve, 29,7 nga renditja historike e 10 vjecarit të fundit, 10,8 nga rezultatet e 9,5 falë bonusit për 1/8 e finaleve dhe 10,5 nga kualifikimi në cerekfinale.

Mungesa e kualifikimit në gjysëmfinale, do ti kushtojë rreth 12 milionë euro bonus e 1,1 milionë të market pool. Me të cilat Juventus do të mund të kalonte për herë të dytë, pas sezonit ku shkoi në finale e Cardiff, kuotën 100, duke arritur deri në 107.

Dështimi në Europë është ndjerë edhe në Bursë: në hapjen e Piazza Affari aksionet bardhezi janë rrëzuar -24%, ppërpara se të pësojnë një lloj ngjitje (-19%), pak më pas. Në rritje të pashmangshme aksionet e Ajax në Bursën e Amsterdam: +10% në hapje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *