• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm humb qetësinë përballë gazetares: Kush tha që jam gjaknxehtë?!

Lajme, Të fundit

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka nisur këtë të mërkurë një ofensivë të vërtetë nëpër televizionet shqiptare, për të deklaruar se vendimi i parlamentit të Holandës nuk do të sjellë regjimin e vizave për shqiptarët.

Por në intervistë televizive me gazetaren e vjetër Mirela Milori, situata është ndezur paksa në momentin kur gazetarja e ka “ngacmuar” në lidhje me moshën e tij të re.

Si kundërpërgjigje, Gent Cakaj ka bërë një deklaratë të habitshme duke i thënë gazetares se nuk do ta sfidojë më tepër pasi “nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.”

DEBATI

Mirela Milori: Unë jam kurioze të di sepse mosha juaj, me njerëz të cilët sa kemi ju moshën mund të kenë vite pune, e ndjeni një lloj hezitimi aty?

Gent Cakaj: Çështja e moshës nuk është as precedent historik në Shqipëri dhe as disavantazh në përgjithësi. Shqipëria ka pasur edhe Kryeministra të moshës time.

Mirela Milori: Më lejoni të flas këtu sepse kam 20 vite në profesion, por nuk e kanë ndritur këta njerëzit më moshës së re që na kanë ardhur si Kryeministra.

Gent Cakaj: Puna e tyre vlerësohet në bazë të performancës së tyre dhe jo në bazë të moshës së tyre. Por Shqipëria ka shumë njerëz në moshë dhe me shumë përvojë, por që kanë shumë pak arsye dhe më pak kontribut. Asgjë nuk është e përcaktuar nga mosha. Ne jemi qenie më komplekse sesa vitet tona.

Mirela Milori: E ndjeni këtë në përballje me diplomatë të caktuar?

Gent Cakaj: Unë ndjej peshën e kompetencës time dhe të angazhimit tim dhe nuk mendoj se sa vjeç jam. Por unë matem me vizionin që kam dhe me punën që bëj.

Mirela Milori: Ata që janë përballë jush mund t’iu akuzojnë edhe për një mungesë të një maturie emocionale.

Gent Cakaj: Në çfarë rasti?

Mirela Milori: Në kuptimin që jeni pak gjaknxehtë. E merrni shumë seriozisht dhe me shumë pasion një debat.

Gent Cakaj: Kush iu tha që jam gjaknxehtë? Të lutem vetëm një sekondë ku po e shikoni gjaknxehtësinë.

Mirela Milori: Ngaqë flisni me shumë pasion dhe tek një diplomat pikërisht kjo maturia emocionale është e para.

Gent Cakaj: Punën që bëj me shumë sinqeritet, shërbej këtu me zemër me shpirt dhe me parimësi. Por të qenurit i angazhuar në debat me pasion nuk është pamaturi emocionale. Të lutem është një dallim shumë i madhe që nuk i tolerohet një gazetareje si ju.

Mirela Milori: Dakord e lëmë, diplomacia dhe maturia emocionale janë paralel me njëra-tjetrën.

Gent Cakaj: Unë iu sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.

Mirela Milori: Jo nuk dua të hyj fare aty, iu lutem e keqkuptuat gjithë kontekstin./abcnews

17 Comments

  1. Aman mos e shfaq gjithe talentin se do cmenden te gjithe pasi do e kuptojne se jane nje zero para teje o minister i ndeeuar, pastaj i besojme KM qe nuk la lene fjale te mire pa rhene per inteligjencen tende. A mund te mos i besojme KM qe ka mbajtur cdo premtim?

  2. Ohoooo ju rrit bibilushi dhe këtij Gjinos së Reas! Ça ti bëj këtij fikut tim që ngeli i fishkur që ditën e parë…..

  3. Aman te keqen kur flet dhe ky. Aman vazhdo thuaj dil te martave e kapu me diplomatet, se ato rroshat e vjeter ne Ministri ia ben mendjen pordh te ziut. Njerin e dergoi Ambasador ne Spanje, tjetren konsulle ne stamboll, tjetrin qe e zevendeson ne postin e sekretarit te pergjithshem i le ne varesi kunaten Ambasadore… ehuu kete e ben lolo ujqerit e vjeter, e xhirojne si duan hahahahaha

  4. Ka njeri qe e kuptin sensim e atyre fjaleve qe thote? E kupton dot njeri se cfare ka dashur te thote me sfiden, pozitat e veshtira dhe arsenalin e tij? Kam bindjen se mese do shkoje ne ndonje takim me ministra te jashtem do e nxjerrin perjashta ose do e bejne kamerier, se nuk ma ha mendja te beje kush diskutime mbi gjeopolitiken me kete personazh. Pasraj thoni Hollanda do na vere vizat. Do na e heqe vizen fare me sa duket dhe jo vetem Hollanda, por edhe pjesa tjeter e BE.

  5. A po e shpalose gjithe arsenalin fillon e nxjerr lepurusha e pellumba nga kapelja. E c’na bere e Ed cna bere. Aman pash t’madhin Zot mos e ban se po na bjen t’fikt

  6. me falni se me habitet ku e pate ju gjaknxehtesine e ketij..apo se ia mblodhi gazetares e i kheu pergjigje qe ajo as i kuptoi ..paragjykimin per moshen e tij e kam dhe un ,por ne pergjigje filozofi oratori ishte perfekt..flas ne tre minutshin me gazetaren

    1. Je shumë injorant për të bërë vlerësim se si duhet të jetë një Ministër i Jashtëm, prandaj rri e mos ha mut vend e pa vend o parrazit rilindas.

    2. Ti je gjaknxehte per vete pse je indinjuar ? Nuk e sheh sa i lehte dhe naiv eshte cuni nga prizreni??
      Edhe ti je shume foshnjerak kur e mendoj

  7. Si mundet te kete te ardhme ky popull ,ky vend,te kete zhvillim kur ka ne qeveri ministra -Miushe-si ky -Gjinoja-kukuvajka-Brace-ata shikoju japine dhe veru kusine thote populli!Eshte bere -stan-me lepuj.

  8. Nuk e ka fajin ky adoloshenti, por broçkullat e tij, e qe Shqiperia e ka Minister te Jashtem, por ai karafili drogaxhi qe Shqiperia e ka Kryeminister!

  9. ..sikur do luftonte nepotizmin ky gjeniu Gent Cakaj bashkejetuesi i goces Linda Rames!
    -Gazmend Barbullushi ambasador ne Spanje dhe djalin Marv Barbullushi keshilltar te ministrit Blendi Klosi;
    -Armand Skapi behet sekretar i pergjithshem dhe kunata motra e gruas Elida Petoshati ambasadore ne Danimarke;
    -Mimoza Halimi drejtore pergjithshme ne mpj dhe burri vet Ariel Halimi specialist ne varesi direkte drejtoria Natos;
    ..etj etj etj hahahhah sa bukur diplomacia jone e rilindur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu