• |
ide | kryesore

Napoli, rebelohen lojtarët: grumbullimi në Verona para Arsenal nuk i ka pëlqyer askujt

Sport



Për Napolin janë 90 minuta decizive për sezonin, sepse për të qenë të saktë ajo kundër Arsenalit, në Europa League mund të shpëtojë sezonin, duke hedhur bazat për një të ardhme të rëndësishme. Por pikërisht në vigjilje të ndeshjes së kthimit cerekfinale gjërat nuk duken shumë optimiste tek napoletanët, sipas asaj që bën të ditur Il Mattino, me lojtarët të nervozuar nga vendimi për ti grumbulluar.

Carlo Anceloti kishte menduar të rifitonte përqendrim, në prag të ndeshjes evropiane të së enjtes, duke i grumbulluar dy ditë përpara sfidës lojtarët. Por kjo gjë nuk është kapërdirë nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës, të bezdisur nga fakti që duhet të kalonin dy ditët në Verona, tërësisht jashtë programit e që sipas tyre nuk kanë qenë aspak të nevojshme.

Me zgjedhjen e Ancelottit, Napoli ka qendruar një ditë më shumë në Veneto me grumbullimin, që idenë e kishte për të shërbyer për të forcuar grupin pas disa paraqitjeve sigurisht jo shumë entuziaste nga skuadra e kaltër, por që në fakt mund të rezultojë një boomerang në prag të sfidës ku duhen rikuperuar dy gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *