• |
ide | kryesore

Notre Dame mbyll dyert për publikun, zbulohet për sa kohë

Planet



Për të paktën 5-6 vite, Notre Dame do të mbyllet për publikun. Këtë gjë e ka pohuar prifti dhe rektori i katedrales. Katedralja, ndër të tjera nuk ishte e siguruar ndaj edhe i takon Francës të marrë përsipër shpenzimet.

Ndihma e mbledhur prej kontribuesve privatë

Shtetit francez do t’i vijnë, megjithatë, në ndihmë kontributet e mbledhura në mënyrë private, që vetëm gjatë së martës kanë prekur koutën e 700 milionë eurove dhe në një kohë të shkurtër do kalojnë edhe shifrën e  miliardëve. Ndërkohë ministri i Kulturës, Franc Riester, ka garantuar që “shteti do bëjë atë që duhet”.

Solidariteti i katedraleve të Francës

Ndër të tjera, këmbanat e të gjithë katedraleve të Francës do të kumbojnë sot rreth orës 18:50, orë ku gjatë të hënës katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët, shkruan France info. Një gjest solidariteti që kërkon të simbolizojë edhe bashkimin kombëtar përballë fatkeqësisë.

“Përfitoj nga rasti për t’i shprehur komunitetit dioqez të Parisit dhe të gjithë parizienëve dashurinë time të madhe dhe afrimitetin tim pas zjarrit në Katedralen e Notre Dame.”-janë këto disa nga fjalët e shqiptuara nga papa Francesku në sheshin  e “San Pietro”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *