• |
ide | kryesore

Rikonstruksioni i ‘Notre Dame’, mblidhen 1 miliard euro në vetëm dy ditë

Planet, Të fundit



Fondi për rinovimin e Katedrales “Notre Dame” të Parisit, të dëmtuar rëndë nga zjarri i dy ditëve më parë, ka mbërritur këtë të mërkurë në kuotën e një miliard eurove, teksa presidenti Macron u zotua se ajo do të rindërtohej brenda 5 viteve.

Vetëm dy ditë pas “ferrit” që shkrumboi çatinë dhe rrëzoi spiralen në formë koni mbi katedralen simbol të katolicizmit francez, organizatorët e apelit për ndihmë për restaurimin e saj deklaruan se fondi po rritet me ritme të jashtëzakonshme.

Stephane Bern, personalitet televiziv që lançoi thirrjen me shprehjen se “Notre Dame ishte një mik i ngushtë që për pak u shua”, njoftoi mëngjesin e kësaj të mërkure se donacionet kapën shifrën e një miliard eurove.

Macron u zotua ndërkohë në një fjalim televiziv natën e së martës se katedralja do të rindërtohet “Edhe më e bukur” brenda 5 viteve të ardhshme, ndërsa nxiti francezët të unifikohen.

Por cilët kanë kontribuuar deri më tani?

“L’Oreal” premtoi 200 milionë euro të martën, sikurse edhe grupi i mallrave të luksit “LVMH” i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë.

Multimiliarderi Francois-Henri Pinault dhe kompania e naftës “Total” është zotuar të kontribuojnë me 100 milionë euro.

Donatorë të tjerë të profilit të lartë në Francë përfshijnë investitorin Marc Ladreit de Lacharriere, me 10 milionë euro, si dhe manjatët e ndërtimit Martin and Olivier Bouygues, gjithashtu me 10 milionë euro.

Mes firmave të fuqishme, banka “Credit Agricole” dha 5 milionë euro, ndërsa investitori Henry Kravis premtoi 10 milionë dollarë. Fondi pritet të rritet për faktin se edhe firma si “Vinci”, “Michelin” dhe “BNP Paribas” po shqyrtojnë mënyrat sesi të kontribuojnë. “Air France” vuri në dispozicion 3 fluturime falas për ekspertët që do të mund të kontribuojnë në rinovimin e “Notre Dame”.



4 Comments

  1. Jam dakort me na myti Mero Llumi.
    Po’ japim edhe ne 100000 euro
    Sipas takatit.
    Po’ ti shproneso nja dy familje aty ku po’ Ju jep dajak lere notrre damin.
    Se ska pjerdhur kush per ne e AQ me Pak frronsa.

  2. Cudia eshte qe per Sirine mezi u mblodhen 5 lek ndersa per gjera te tilla (qe duhen bere te kuptohemi drejt) mblidhen fet e fet 1.2 miliard ne 2 dite. Dhe pastaj thone qe shmangia nga taksat behet ne vendet jashte EU dhe USA. Kjo eshte direkt shmangie nga pagimi i taksave nga korporatat dhe invidide te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *