• |
ide | kryesore

Rikthimi i vizave, Gent Cakaj: Nuk është vendim definitiv

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ka komentuar vendimin e Parlamentit holandez për kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Sipas ministrit në detyrë ky është një vendim subjektiv i një shteti, ku sipas tij nuk i është përmbajtur asnjë aspekti objektiv. Më tej Cakaj është shprehur se në Maj, Komisioni Evropian do të japë reagim pozitiv për Shqipërinë dhe se vendimi i Parlamentit holandez nuk do të ndikojë. Pas marrjes së reagimit pozitiv, ai tha se është detyra jonë që të fillojmë dhe të lobojmë me shtetet anëtarë të BE-së.

Mirela Milori: Një reagim të parë për vendimin e Parlamentit holandez për rivendosjen e regjimit të vizave?

Gent Cakaj: Janë dy faktorë kryesor që duhet të sqarohen. Ky është një vendimin i marrë politikisht. Por edhe Evropa është një moment elektoral ku zërat populistë po bëhen më të fuqishëm. Ky vendim nuk do të thotë tërheqje definitive të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

Nga pikëpamja e kushteve teknike të nevojshme nuk vlejnë për të hequr vizat për shqiptarët. Ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë ka qenë kundër kësaj, duke thënë se kemi pasur ka një kontroll të shtuar kundër emigracionit jo të rregull. Ky vendimi është një çështje politike për konsum të brendshëm.

Mirela Milori: A ndikon kjo në raportin që BE do hartojë për çeljen e negociatave?

Gent Cakaj: Komisioni Evropian harton raportin për 5 prioritet kyçe. Në fund të Majit të vijnë me një vendim pozitiv për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Një vendim i parlamentit holandez nuk do ketë ndikim në çeljen e negociatave. Vendim për hapjen e negociatave do hapen pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Vendimi i Qershorit do jetë i përqendruan mbi deklaratat që do vendosë Komisioni në fund të Majit. Ne presim që vlerësimi teknik i komisionit të kthehet në vullnet politik.

Mirela Milori: Duket se me shtetet anëtare janë skeptike?

Gent Cakaj: Nuk janë skeptikë për Shqipërinë, por për procesin e zgjerimit në përgjegjësi. Procesi i anëtarësimit nuk kërkon vetëm reforma në Shqipërinë, por një proces që është i varur edhe nga reformat që po kalon vetë BE. Zërat skeptike thonë që të mbyllen reformat e brendshme të BE dhe më pas të flitet për reformat e zgjerimit të BE.

Mirela Milori: Mendoni se është goditur Shqipëria me vendimin e Parlamentit holandez?

Gent Cakaj: Ne kemi përgjegjësi për punën që kryejmë dhe për atë që është realitet objektiv dhe nuk mund të marrim përgjegjësi për perceptimin subjektiv të një shteti, sikurse është Holanda në këtë rast.

Nuk po flasim për një kriminalitet ekskluzivisht shqiptar, por po flasim për persona me origjinë shqiptare të përfshirë në organizata nërkombetare kriminale.

Propozimet për tërheqjen e vizave për shtetasit shqiptarë bazohen në kritere konkrete dhe objektive. Janë 5 kritere kryesore ku janë:

Shtimi i qëndrueshëm i emigracionit të parregullt, por ky nuk është rasti për Shqipërinë.

Kjo është rritja e lartë e kërkesave për Azil, dhe këtu nuk është rasti i Shqipërisë.

Kriteri i tretë është rënia e bashkëpunimit për kthim, ndërkohë që ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë flet për bashkëpunim.

Kriteri i 4 është rritja e rrezikut të shteteve anëtare.

Kriteri i fundit është prapakthimi në plotësimin e kushteve./abcnews.al



11 Comments

  1. Tri deget e shtetit ne perendim jan parlament,ekzekutivi dhe gjygjsori z.minister nuk je ne shqipri,ku qeverija esht mbi gjitha .Parlamenti shkarkon qeverin dhe jo qverija prlamentin ne perendim z. Minster

  2. Po e tha ky, e ka te sigurte, sepse e ka zgjedhur””kryepolitikani i ballkanit”’ njeriu i semure nga megallomania epushtetit, qe der me sot asgje s;ka bere per shtetin, por per pushtetin e tije e veglave qorre qe i sherbejne ne politiken e deshtuar te ketij sistemi pa ia listuar te bukurat qe na i permend europa, e qe po shkojme der ne heqjen e vizave, ate mundim qe bene qeverite e mepareshe. Ndofta kete ka dhe qellimi i ketij banditi KM qe te shtyje pushtetin ne zamallahi e qe te duket i forte ndaj perkrahesve te brendeshem e te jashtem se ne qeveri ka stabilitet e lufte per reformat, kur dihet se si po i ben e ku i ka cuar reformat, deri anti demokratike.

  3. Po e tha ky, e ka te sigurte, sepse e ka zgjedhur””kryepolitikani i ballkanit”’ njeriu i semure nga megallomania epushtetit, qe der me sot asgje s;ka bere per shtetin, por per pushtetin e tije e veglave qorre qe i sherbejne ne politiken e deshtuar te ketij sistemi pa ia listuar te bukurat qe na i permend europa, e qe po shkojme der ne heqjen e vizave, ate mundim qe bene qeverite e mepareshe. Ndofta kete ka dhe qellimi i ketij banditi KM qe te shtyje pushtetin ne zamallahi e qe te duket i forte ndaj perkrahesve te brendeshem e te jashtem se ne qeveri ka stabilitet e lufte per reformat, kur dihet se si po i ben e ku i ka cuar reformat, deri anti demokratike.

  4. Te jeni te bindur qe negociatat nuk do hapen dhe ne do shesim si sukses faktin qe KE do vendose kunder rikthimit te vizave. Do te habiteni sesi do e pompojme. Nuk do kete te krahasuar me festimet dhe gjoks-rrahjet e saliut kur u hoqen vizat ne 2010. Qe tani po pronotojme rita oren, dua lipen, liam neeson, ylli baken etj.

  5. Mos e nxirrni kete femijen e pazhvilluar ne lajme se na haper barkun. Ky nuk ka mesu akoma rruget e Tiranes ju kerkoni te bej diplomaci ky gjytyrym

  6. Gjeni ose Zheni… Ky eshte perkufizimi me i mire per ministrin.e deleguar. Lum si ne qe ia kemi marre Kosoves dhe mjere Kosova se cfare ka humbur. Ka lexuar aq shume sa edhe vete nuk e mban mend numrin e libtave qe ka lexuar. Tani nuk mbetet gje tjeter, vetem zgjerimi i BE me Shqiperine. Ka shume mundesi te ndodhe ne muajin qershor, por vitin e sakte e di vetem gheniu i diplomacise se kombit shqiptar

  7. a nuk festoi shizpfreni bastard se bashki me erionka jastek velinen qysh vjet hapjen e negociatave.carroku i stalinit rama dhe carroki i birit te stanshiqit baton hagjiu vetem hajn mut stalini.ne qenef negjmije ngjizur jan.

  8. PO KE QUAN TI VENDIMDEFENITIV ATA VIZA JANE DASHUR PER TU HEQUR 80-VITE TANI DUHET TE PRESIM 80-TE TJERA MOR KEC CUNAK MASKARA I PA MORAL KRIMINEL VETEM TI TE JESH NE PUSHTET PO SKA PROBLEM PER 30000000 SHQIPTAR MOR ORGJIST….

  9. Nuk eshte definitiv thote (percaktues). Po pse nuk na thote se pse arriten deri ketu Parlamentaret Hollandeze? Cfare ju kane thene ne vazhdimesi per problemin qe ngrene ata? Apo ju doli goja pas veshit duke ju kerkuar te identifikojne kriminelet pa dale nga Rinasi e keta nuk e grricin fare, dhe pastaj thane eshte e kote te merremi me ta. Cfare te grricin ketyre ju vjedhin 10 milione Euro ne Rinas e jo te kapin hajdute e kriminele qe shkojne te vjedhin ne Europe. Rrezik thone aman shyqyr te ikin tu vjedhin Europianeve. Kurse ky trapi hakerrehet e kanos se “mos ta detyroje te perdori gjithe arsenalin” qe paska. O zot cfare pacavure cfare dallkauku cfare lyre, delirant e mburracak “me diturite e thella nga librat e panumurt qe ka lexuar”. Nuk e marr vesh se ne cfare gjuhe i ka lexuar se shqipen e ka cope, anglisht e Italisht e pame eshte me sybet, vetem nese i ka lexuar ne Serbisht nga librat e Batonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *