• |
ide | kryesore

Rita Ora e vendosur për të ndihmuar fëmijët në nevojë në Kosovë

Paparazzi, Slider



Rita Ora, vizitoi disa javë më parë Kosovën në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF). Madje gjatë kësaj periudhe ajo u shoqërua nga babai dhe nëna e saj.

Para pak çastesh ajo ka ndarë në Instagram disa foto dhe video nga misioni i saj, për të cilën shprehet se do ta vazhdojë gjithmonë.

Ja çfarë shkruan Rita: 

“Akoma po mendoj për javët që vizitova vendlindjen time Kosovën dhe sesa e pabesueshme ishte të ndihmoja fëmijët në bashkëpunim me Unicef. Ti japësh atyre shpresë dhe besim dhe dikë që të kontrollojë shëndetin e fëmijëve është kaq komode. Unë gjithashtu desha t’i jepja fëmijëve edhe disa lodra dhe nuk mund t’jua them dot sesa të lumtur ishin, në sytë e mi kishte lot pasi shihja fytyrat e tyre të qeshura. Si një ambasadore e Kosovës, është detyra ime të sigurohem që të bëjmë gjithçka me organizata si Unicef që punojnë shumë për sigurinë e jetës së fëmijëve. Me ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë më shumë në të gjithë botën për të mbështetur të ardhmen. Faleminderit Unicef”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *