• |
ide | kryesore

“Si të zgjas penisin”, 5 pyetjet më të çuditshme që i drejtohen google

Stil



Google ose siç njihet në zhargonin e përditshëm enciklopedia Google. Prej 20 vitesh që nga themelimi i saj google zgjidh pothuasje çdo mendim të paqartë  të një personi në botë. Vendi ku pyetjet bëhen, pa u shqetësuar, qesharake, të zakonshme, të turpshme dhe jo vetëm. Pra, çfarë kërkojnë më së shumti njerëzit në Google?

1. Mungesa e seksit gjatë martesës “Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet më të shpeshta.

2. Burrat shqetësohen për madhësinë e penisit Në 10 pyetje që burrat bëjnë për penisin, 9 prej tyre lidhen me madhësinë. “Si ta bëj penisin më të madh” dhe “Pse penisi im është i vogël” janë disa nga pyetjet më të përhapura. Është interesante se një nga pyetjet më të shpeshta që lidhet me madhësinë është “Sa i madh është penisi im” – mesa duket, Google e di më mirë se mbajtësi i penisit.

3. Gratë shqetësohen për aromën e vaginës. Nëse për burrat është shqetësim madhësia, për gratë është aroma. Në pjesën më të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyre mban aromë si uthull, djathë, urinë, mbeturinë etj. Edhe djemtë kërkojnë mbi aromën e organeve gjenitale, më së shumti për të gjetur një mënyrë si t’ia thonë partneres.

4. Burrat adhurojnë gjoksin. Nuk jemi të sigurt se çfarë presin duke shkruar “E adhuroj gjoksin e të dashurës”, por gjithsesi, google di gjithçka.

5. Çështja e implanteve të gjoksit Kur vjen puna tek zmadhimi i gjoksit, burrat janë të ndarë në dy pjesë. Një pjesë shkruan për mënyrën si duhet bindur partnerja që të zmadhojë gjoksin, ndërkohë që pjesa tjetër dëshiron të dijë si i duhet thënë partneres që të mos e bëjë ndërhyrjen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *