• |
ide | kryesore

“The Independent”: Thaçi po hetohet nga Gjykata Speciale

Lajme



Gazeta prestigjioze britanike “The Independent” shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka edhe probleme personale, pasi Gjykata Speciale po heton disa nga udhëheqësit e UÇK-së, përfshirë edhe presidentin Thaçi.

“Thaçi ka problemet e tij. Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, që u vendosën në Hagë në 2017 janë duke i hetuar dyshimet për krime lufte ndaj disa prej figurave kryesore të UÇK-së, përfshirë edhe presidentin kosovar”, shkruan prestigjiozja britanike

Thaçi insiston se nuk ka asgjë për t’u frikësuar, ndërsa thotë se është i gatshëm të presë çfarë do të sjellë e ardhmja.

“Si gjithmonë, ne nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi me to dhe jam i sigurt se do ta përfundojmë me dinjitet dhe integritet”, ka thënë Thaçi.

Ai thotë se ka zëra që dëshirojnë që ta njollosin Kosovën dhe atë personalisht. Megjithatë, ai thotë se nuk do të hezitojë t’i përgjigjet çdo gjëje që vjen.

“Jam personalisht shumë krenar që kam qenë një nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që do të provojnë ta denigrojnë Kosovën ose ta akuzojnë Kosovën, të përbuzin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë që unë kam ndonjë hezitim para asaj që mund të vijë. Unë besoj në drejtësi. Çka nuk duhet të lejojmë ne është përsëritja e historisë”, ka thënë Thaçi për “The Independent”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *