• |
ide | kryesore

Tirana ndërton strategjinë anti-Kukësi: pret faljen e fushës dhe atë të Ngo’o

Sport



Tirana shkon në përballjen e rëndësishme në kampionat kundër Kukësit me mendjen jo vetëm në strategjitë e lojës, por edhe lëvizjet jashtë fushës. E natyrisht ato më vendimtaret janë dënimi i Selman Stërmasit pa tifozë dhe skualifikimi për Micheal Ngo’o. Bardheblutë kërkojnë ti kenë të gjitha armët në dispozicion përpara ndeshje dhe për këtë kanë shpejtuar të bëjnë manovrat.

Klubi ka apeluar dënimin e dhënë nga Komisioni i disiplinës për 4 ndeshjet pa tifozë, duke kërkuar në rastin më të mirë faljen, ose në rastin më të keq përgjysmimin e penalitetit. Në ankimimin e bërë dy ditë më parë, Tirana është bazuar në precedentin e ngjarjes së ndodhur në Kamëz ku në Kukësi-Laci u godit asistenti Rexha dhe dënimi ishte në gjobë dhe jo skualifikim fushe. Drejtuesit e kryeqytetasve kanë bërë të ditur se shpresojnë shumë në faljen e dënimit, ndërsa kanë gati edhe planin B: nëse dënimi përgjysmohet, atëherë kundër Kukësit do të luhet pa tifozë, për të kryer 1\2 e dënimit dhe më pas do të shlyhet me pagesë ndeshja kundër Skënderbeut.

E njëjta strategji vlen edhe për qendërsulmuesin Micheal Ngo’o. Anglezi protagonist i sherrit në tunelin e dhomave të zhveshjes, me presidentin kurbinas Pashk Laska, ka kryer 3 nga skualifikimi prej 5 ndeshjesh kështu që ka bërë një kërkesë për falje të dy ndeshjeve të mbetura në FSHF. Për shtatlartin do të vendoset përpara ndeshjes së fundjavës, me Tiranën që nëse kjo gjë nuk ndodh është e gatshme të paguajë pjesën e mbetur të dënimit. Por edhe këtu ka një kleckë, sepse do të varet nga gjendja fizike e lojtarit që ka patur problem me gjurin.

Lajmi i vetëm i konfirmuar, tek i cili mund të mbështetet tekniku Ardian Mema, është rikthimi në dispozicion i Dorian Kërçikut, që kundër Teutës mungoi për shkak skualifikimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *