• |
ide | kryesore

Video/ Pas Real, Ajax nxjerr jashtë Champions edhe Ronaldon

F1, Kryesore, Sport, Video



Kush mendoi se prova në Santiago Bernabeu kundër Real Madrid ishte një rastësi, duhet të ndryshojë mendim. Ajax është në gjysmëfinale të Champions me një lojë brilante, në 180 minutat kompleksive kundër Juventus të Cristiano Ronaldo: mbreti i Champions detyrohet të zbresë nga froni përballë hollandezëve të talentuar, që treguar freski fizike, dinjtet dhe kualitet brenda në Allianz Stadium, duke rikuperuar edhe një herë, ashtu si kundër merengues, rezultatin e ndeshjes së parë.

Imazhi i Matthijs de Ligt që fluturoi mbi Rugani e Alex Sandro, e me kokë mposhti Sczezny, duke vulosur rezultatin 1-2 për Ajax, do të mbetet gjatë në mendjen e të gjithëve. Është imazhi i triumfit të Ajax dhe njëkohësisht ai i eleminimit të Juventus nga Champions. Dominimi fizik i Ajax të të rinjve, me një kapiten 19 vjecar që tani i aftë të vendosë një cerekfinale Champions, rrëzoi emblemën e krijuar të një Juventus zhgënjyes, krejtësisht poshtë pritshmërive, larg të qenit skuadra që u pa një muaj më parë kundër Atletico Madrid.

De Ligt, objektivi i merkatos së verës për bardhezinjtë, shënoi në portën e Ronaldos, duke i dhënë fund ëndërrës Champions. Juventus përsëri gjen mbrëmjen e mallkuar, por ka një diferencë në krahasim me të shkuarën: Ajax mund të shënonte edhe dy gola të tjerë, ndoshta edhe tre e nuk ka dyshim që e meritoi kualifikimin. Ronaldo shënoi golin e zakonshëm prej fenomeni por ishte vetëm, shumë vetëm. Juventus nuk ishte gati për mbrëmjen e madhe, Ajax po.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pj/pJ16.mp4



2 Comments

  1. MIREMENGJES!!!
    Do jap doreheqje nga çdo veshje imja e deritanishme.
    Do heq xhupin e Juventusit. Do vesh xhupin e Ajaksit.
    Do heq atletet e Kristianos. Do vesh atletet e Messit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *