• |
ide | kryesore

Vlorë/ Arrestohet 28-vjeçari për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje

Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në qytetin bregdetar. Qytetarët e kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa më pas efektivët e Vlorës u vunë menjëherë në lëvizje duke bërë të mundur prangosjen e shtetasit me iniciale E.A.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një pistoletë.

Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e 28-vjeçarit, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *