• |
ide | kryesore

Zbulohet deklarata në polici e gruas së Admir Muratajt pas vrasjes

Lajme, Të fundit



“Kisha 3 vite pa e takuar bashkëshortin”. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor gruaja e Admir Muratajt i cili u vra nga policia pas grabitjes në Rinas. Shokët e tij u larguan bashkë me mbi 5 milionë euro, ndërsa Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

“TCH” duke iu referuar burimeve nga prokuroria raporton se “Albana Alidhima ka thënë se kishte së paku 3 vite pa e takuar bashkëshortin dhe se nuk kishte asnjë dijeni se me kë shoqërohej ai”. Krahas përpjekjeve për të zbuluar gjurmë të shokëve të Admir Muratajt, që përpara se të vritej ishte gjithashtu një i shumëkërkuar, prokurorët po rishikojnë një varg ngjarjesh të dhunshme të viteve të fundit në fushën e grabitjeve.

Mes të dyshuarve është edhe një i shumëkërkuar tjetër, si edhe një 38-vjeçar i cili është lakuar si anëtar i një grupi grabitësish që vepronte jashtë vendit.

Por, të gjitha këto janë dyshime për hetuesit të cilët pavarësisht çoroditjes hetimore, për diçka janë të sigurtë: Grabitësit e 9 prillit, përveç bashkëpunëtorëve që i ndihmuan për të çorientuar policinë teksa dogjën një makine në drejtimin e kundërt nga ata ishin fshehur, ky grup ka gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të brendshëm në Aeroportin e Rinasit.

Gjithsesi, zyrtarisht Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka nxjerr asnjë urdhër-arresti për persona të dyshuar si të përfshirë në këtë krim të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *