• |
ide | kryesore

15 vite të zgjerimit të BE, Fullani flet në konferencën e Vjenës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni European nën autoritetin e presidentit Jean Claud Juncker dhe DG ECFIN, thirrën një konferencë në kuadër të 15 vjetorit të Majit 2004, si vala e parë e zgjerimit Europian në të cilën 11 vende të Balltikut dhe të Europës Qëndrore e Juglindore ju bashkuan Unionit European.

Kjo Konferëncë, nën titullin “Looking Back Looking Forëard”, u mbajt në datat 8 dhe 9 prill 2019 në Vjenë dhe Bratislavë dedikuar 15-vjetorit të zgjerimit të Bashkimit European 2004-2019 .

Qëllimi i kësaj konference ishte të sillte sëbashku figura të spikatura politike, politikëbërës dhe ekspertë nga vendet anëtare të BE, institucione ndërkombëtare dhe europiane, sektorit privat dhe akademik, për të identifikuar dhe reflektuar nga eksperiencat dhe impaktet e këtyre episodeve në zgjerimin European. Konferenca u fokusua në identifikimin dhe diskutimin e eksperiencave prej të cilave mund të mësohet mjaft, duke përdorur raste konkrete nga vendet pjesëmarrëse.

Konferenca u fokusua në kanalet, përmes të cilave antarësimi në BE ka ndihmuar në shpejtësinë e përafrimit duke analizuar rolin e tregtisë, investimeve, integrimit financiar dhe zhvillimit institucional.

Në këtë konferencë, nga Shqipëria ishte i ftuar z. Ardian Fullani, i cili gjatë ndërhyrjeve të tij theksoi rolin e rëndësishëm që zgjerimi i Bashkimit Europian dhe nëpërmjet tij sistemet e konvergjencës kanë luajtur në transformimin e vendit tonë dhe përafrimin e institucioneve tona me ato të BE. Ai theksoi në vecanti rolin që ka luajtur vendi ynë në kuadrin e bashkëpunimit rajonal për të krijuar një ekonomi dhe një sistem financiar të qëndrueshëm në vend që shikon nga e ardhmja dhe që e orienton vendin drejt një drejtimi, BE.

Vlen të përmenden tezat e një bashkëpunimi real, konkret dhe frytëdhënës nëpërmjet bashkërendimit sa më të mirë të reformave strukturore midis vendeve aspirante të rajonit tonë me institucionet ndërkombëtare fianciare dhe BE.

Reformat institucionale e financiare të ndërmarra gjatë gjithë këtyre viteve në kuadrin e përafrimit europian, i kanë bërë ekonominë shqiptare dhe institucionet e saj financiare më të afta për t’i rezistuar krizave dhe sfidave të së ardhmes, duke e kthyer atë në një partner të denjë dhe në një potencial të mundshëm për antarësimin e sukseshëm në BE.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *