• |
ide | kryesore

Ancelotti i dashuruar me Napolin: “Koulibaly nuk është në shitje! Mendimi im për De Laurentiis…”

Sport



Carlo Ancelotti, po bëhet gati për tu përballur në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për të, atë kundër Arsenal, në cerekfinalen e kthimit të Europa League, e pikërisht në këtë moment ka rrëfyer për Tuttosport, për gjithcka që ndodh në Napoli: “Kemi gjetur gjendjen më të mirë për t’u përballur me Arsenalin: Sao Paolo do t’a nxisë, por ne duhet të kemi kurajë, zgjuarsi dhe zemër për të përmbysur rezultatin e Londrës, atje ku kemi bërë shumë gabime, mbi të gjitha në pjesën e parë. Nuk duhet t’i përsërisim. Jam i bindur për këtë: mund t’ia arrijmë. Jam i kënaqur me rrugën e përshkruar nga skuadra deri më tani. Vendi i dytë nuk është mungesë merite e jona, por një kampionat i jashtëzakonshëm nga Juventus. Tani ka 84 pikë: nëse vazhdon kështu, me gjashtë ndeshje ende për t’u luajtur, mund ta mbyllë rreth kuotës së 100 pikëshit”.

Ançeloti ka shtuar: “Duke u kthyer në Itali pas nëntë vjetësh nuk mund të gjeja një zgjedhje më të mirë se sa tek Napoli. Kur vjen një trajner i ri në një skuadër ndryshojnë shumë gjëra: që nga sistemi i lojës dhe deri tek metodologjia e punës. Duhet kohë për ta asimiluar ndryshimin që, mbi të gjitha, nuk e ka prishur cilësinë e Napolit, pavarësisht nisjes dhe largimit të Hamsik për të cilin kemi respektuar zgjedhjen, e cila ishte e drejtë të ndodhte. Për të ndalur super-dominimin e Juves ka nevojë për një sforcim kolektiv: duhet të jenë edhe rivalët e tjerë të riforcuar, me cilësi shumë të mirë dhe të mbizotëruara nga një farë egoizmi: klubi është shumë mirë i organizuar dhe me Napolin jam dashuruar menjëherë”.

Tekniku ka folur edhe për Koulibaly, që konsiderohet si mbrojtësi më i fortë në botë dhe është në qendër të merkatos: “Po, e them me shumë forcë. Ka disa shenja të mëdha përmirësimi. Vlen 150 milion dhe është i pashitshëm. Kontrata e Koulibaly do të përfundojë më 2023: pas dy vjetësh, më 2021, parashikohet një klauzolë prej 150 milion euro, por Napoli nuk ka nevojë për ta shitur, presidenti nuk do ta shesë dhe çështja nuk ka diskutim më”.

Në fund edhe një mendim për De Laurentis: “Aurelio De Laurentis është një zotëri dhe bujar. Asnjë president nuk më ka dhënë kurrë kaq shumë kartën e bardhë sa ai. Aurelio është shumë i respektuar për punën e të tjerëve dhe beson shumë tek ajo që bën. E kështu më vë në gjendje të mirë për të punuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *