• |
ide | kryesore

Arrestohet Kodak Black në kufirin amerikan me akuzat për drogë dhe armë

Arkiva



Reperi Kodak Black u arrestua në kufirin amerikan me akuzat për drogë dhe armë kur hyri nga Kanadaja. Vendndodhja e 21-vjeçarit ishte mister, pasi ai anuloi një koncert në Boston mbrëmjen e së mërkurës. Por tani raportohet se ai u detyrua të anulojë shfaqjen për shkak se u ndalua nga policia doganore amerikane. Sipas TMZ ai është ndaluar dhe arrestuar pasi u kap me dy armë dhe marijuanë në pikën kufitare. Kodak Black ndodhet në qelitë e paraburgimit dhe duhet të paguajë 20 mijë dollarë kesh për lirimin me kusht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *