• |
ide | kryesore

Basha: Dialog me PS-në vetëm pas largimit të Ramës

Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kushti i panegociueshëm për dialog me Partinë Socialiste është largimi i Edi Ramës. Deklaratat e Bashës u bënë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i cili miratoi edhe 3 propozimet e Bashës.

“Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politike me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politik, por me gjithë shoqërinë, gjatë ditëve dhe javëve në vijim ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe propozimet tona do ti nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore mos jenë thjesht kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë”, tha Basha.



4 Comments

  1. TE SHPRESOJME . POR MESA DUKEN , SIPAS ERES MUT DO BJERE . JU DONI TA POSHTERONI KETE POPULL DHE JO TE PUNONI PER TE . TE SHPRSOJME PER MIRE KESAJ RADHE.

  2. O tradhetar. Dialogun e bere koke me koke me poshtersine ate nate kur mbylle CADREN.

    Cfare diskutuat 6 ore rresht o qelbesire me keyeqelbesiren??????
    Mbeti enigme ai rakim I ndyre.

    I diskretituar.

  3. Paska akoma qe hiqen si te pa ditur, apo shprehen qe ta injorojne me te shkuaren puciste qe beri mafiozi Rama e qe e tradhetoi ne pabesi. Kete komentuesi Ipaemer, duhet qe nese nuk e di, ta mesoi. Bashke me keto , besoj, ka mesuar edhe mashtrimet e xhonglimet qe ka bere edhe me mafien vjedhjet, drogen, ekonomine, e politiken e ekonomise qe e zhyti, sa po e con deri ne faliment.Duhet te mesoni, se kur thohet PA RAMEN, dhe me ndreqjet e rregullimet e ligjit zgjedhor, hapet rruga e zgjedhjeve te lira per popullin, por edhe keto te kontrolluara e hetuara nga komisionere te huaj e asnjanes, qe kufizimi i nderhyrjes se pushtetit te jete sa me i vogel, e pothuaj fare. Nuk bet nami , se po u iken mafiozi e banditi, jo, ore jo, me mire do jete partia socialiste, sepse keta e kane nderruar ne rilindas, qe s;kne asgje te perbashket me rilindasit, pervecese rilindjes se bijeve kuqale qe vegjetojne sot ne kete pushtet te vjedhue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *