• |
ide | kryesore

Basha tregon kushtin e opozitës për të hyrë në zgjedhjet lokale

Lajme, Të fundit



PD nuk futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa garantuar që ato të jenë të lira e të ndershme.  Kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.

”Jemi i vetmi vend në botë ku 500 mijë shqiptarë janë larguar si pasojë e një regjimi të ardhur në pushtet me krimin e organizuar. Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. Duke iu rikthyer shqiptarëve shpresën duke rikthyer votën e lirë dhe të ndershme. PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha  Basha



9 Comments

  1. Beshe kujdes se edhe bakllavaja shahet dy here e Jo mashtrimi.
    Marveshja e pare te coi ketu ku je
    Po’ bere dhe te dyten
    Te con ne te semes.
    E ke te Sigurt humbjen .

  2. Ka mundesi te veproje si ne skenarin e pare ky -Lulushi-.Te beje marrveshje te marri nja dy atre ministri pastaj te marri topin e Sadikut te luaje.Mja luajte me demokratet o idiot por shko bej takime ne popull dhe jo marrveshje me parti qe nuk kane elektorat ,shtroju punes bej fushate tek ky popull mjeran qe i ka vajtur thika ne palce.Mja me idiotesira .

    1. Jo takime me popullin o stalin , te zezen mbi te bardhe , ndryshime ligjore . Stalin populli nuk do me sundues por udhedrejrues . Populli do hakun qe i takon , ate qe te dy keta (PSdhe PD) kane 30 vjet qe ja kane mohuar . Eshte koha per te thene BOLL .
      Respekte

  3. – Kane ikur 500 mije shqiptare thote z.Basha dhe kjo eshte mese e sakt .
    Po a e dine ti qe minimalisht 400 mije jane te pakenaqurit me pushtetin dhe rrjedhimisht votuesit e tu? Akoma nuk e ke kuptuar se kjo eshte nje loje sorosiane e z.Rame ? Ai ecen me teorine duke bere zullume fryjet tollumbaci , por duke i “imponuar” Shqiptaret te te imigrojne e ke shfryre tollumbacin dhe si rrjedhoje tollumbaci nuk plas por mund te fryhet perseti me zullume . Dhe kjo loje vazhdon si ajo e kungulleshkave . Per te mos folur pastaj qe ki i gjhati ine e ka leshuar fare doren me lukunine e punesimeve qe rrjedhimisht jane vota per rilindjen . Atehere si mund ta mundesh ti rilindjen ?

    – Te çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët thote z.Basha , edhe kjo eshte mese e sakt . Po a e dine ti qe keta “rilindasit” as vete nuk e dine se sa leke kane vjedhur . Keta edhe njesine matese nuk e japin më me shifra por me kile si Eskobari ? A e dine ti se keto euro do perdoren kunder teje ne zgjedhje o brekgrisur?

    – Duke iu rikthyer shqiptarëve shpresën duke rikthyer votën e lirë dhe të ndershme, thote perseri z.Basha .
    Por si do ta besh , kur ty shqiptaret po te largohen ? Kur ti nuk i puneson dot ? Kur ti leke per ti blere si rilindasit nuk ke ? Dhe aq me keq akoma , si do ti beshe shqiptaret te te besojne kur ti i ke zhgenjyer ata me qeverisjen tende te para 6 viteve? Si do ti japesh besim Shqiptareve se ti ke ndryshuar?

    Jepi me pare zgjidhje ketyre problemeve z.Basha dhe pastaj kerko besim . Dhe qe te zgjidhen keto probleme dhe njekohesisht ta fitosh besim automatikisht duhet te beshe NDRYSHIME ne kodin ZGJEDHOR dhe ate KUSHTETUES . Jo ndryshime sa per te thene por ndryshime qe ti sherbejne ketij populli . Ne dore e ke vete , o behu kryeminisri i ardhshem duke bere ndryshime rrenjesore ose mbaj statusquone dhe lergohu me turp nga politika .

  4. Ore sec eshte nje komentues me siper qe mjaullin nga sikleti si macet ne Skurt, Mja, Mja,…….lujte me demokratet…..hahahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *