• |
ide | kryesore

Diego Costa thyen raportet me Atletico Madrid: refuzon të stërvitet

Sport



Aventura e dytë e Diego Costa tek Atletico Madrid mund të zgjasë vetëm një vit e gjysëm. Sulmuesi, edhe pse është prezantuar n qendrën sportive të Colchoneros, ka refuzuar të stërvitet me skuadrën, në seancën e parashikuar stërvitore. Zyrtarisht nuk rezulton i dëmtuar e as të ketë përdorur ndonjë justifikim, kështu që duket thjesht një gjest proteste, pasi shoqëria e ka sinjalizuar për hapjen e një hetimi të brendshëm për tetë javët e skualifikimit, me të cilat u dënua sulmuesi, pas kartonit të kuq kundër Barcelonës.

Ashtu si bën të ditur As, Atletico ka mbrojtur lojtarin në cdo mënyrë të mundshme, por relacioni i arbitrit e provat audio-vizive kanë gozhduar lojtarin, që me hetimin e brendshëm, mund të marrë ndonjë gjobë të fortë. Situata rrezikon të ketë pasoja në qendrimin e Costa në skuadër, edhe pse në javët e fundit është folur gjithnjë e më shumë për një lamtumirë në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *