• |
ide | kryesore

Disiplina nuk e fal, por Ngo’o gjen mënyrën të jetë në fushë kundër Kukësit

Sport



Micheal Ngo’o do të jetë në fushë në ndeshjen kundër Kukësit, shumë e rëndësishme për bardheblutë, që nuk duan të kthehen në ethet e mbijetesës, pavarësisht rrëzimit të kërkesës së lojtarit nga Komisioni i Disiplinës si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Tirana që ishte në pritje të përgjigjes së instancave përkatëse të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka startuar menjëherë planin B, që ishte gati në rast se Disiplina nuk do pranonte faljen e anglezit.

Kështu, bardheblutë kanë bërë të ditur se do të bëjnë shlyerjen e dënimit të dy ndeshjeve të mbetura përmes pagesës, për të patur në fushë shtatlartin në ndeshjen kundër Kukësit. Ngo’o kishte kryer dënimin e tre ndeshjeve të para dhe klubi kishte shpresuar në një falje të pjesë së mbetur të dënimit, por në të kundërt ishte gati pagesa. Kjo lidhej edhe me faktin e gjendjes fizike të lojtarit, që sic duket është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju dhe do të udhëheqë sulmin e bardhebluve të shtunën.

Sulmuesi anglez ishte dënuar në fakt pesë ndeshje, pas ngjarjeve në përfundim të sfidës në Selman Stërmasi kundër Lacit, ku u bë protagonist i një incidenti në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes, me presidentin e Lacit Pashk Laska. Ngo’o ishte një nga lojtarët më në formë të bardhebluve, ndaj dhe tekniku Mema ka këmbëngulur që të ketë në dispozicion sulmuesin anglez për këtë ndeshje tepër të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *