• |
ide | kryesore

Europa League/ Katër skuadra kërkojnë përmbysjen në çerekfinale

F1, Sport



Çerekfinalet e kthimit të Europa League premtojnë spektakël, me katër skuadra që janë në kërkim të përmbysjeve të mëdha. Arsenal, Chelsea, Valencia e Benfika të favorizuara, por sidomos Eintracht Frankfurt e Napoli nuk do të heqin dorë nga kualifikimi.

Napoli i Ancelotti ka nevojë për dy gola, të paktën, për ta cuar sfidën kundër Arsenal në ekuilibër. Në San Paolo efekti do të jetë ai I duhuri për të kaltrit, por londinezët nuk janë skuadër që impresionohen. Ancelotti ka një statistikë positive, personale, kundër Topcinjve, por në anën tjetër Emery ka treguar se vazhdon të jetë trajneri që e njeh më mirë se kushdo kompeticionin.

4-2 është mundur në ndeshjen e parë Eintracht Frankfurt, me gjermanët që kanë pësuar më shumë gola se ckishin pësuar gjatë gjithë turneut të këtij sezoni, por ka një fakt që i bën gjermanët optimist. Në Lisbonë kanë luajtur 70 minuta me 10 lojtarë, duke shënuar dy gola që e mbajnë sfidën hapur. Frankfurt duhet të shënojë dy gola për të arritur gjysëmfinalen, por kundër një lojtari si Joao Felix do të jetë e vështirë të mos pësosh.

Valencia, me dy golat e shënuar në fundin e ndeshjes kundër Villareal, i ka forcuar pozitat ndjeshëm për kualifikimin (1-3). Nëndetësja e verdhë, vuan shumë në La Liga, duke rrezikuar rënien nga Kategoria dhe kjo mund ti shkaktojë mungesë përqendrimi, kur palët të takohen në Mestalla. Megjithatë Villareal do të provojë të bëjë goditjen e madhe, edhe pse ka situatën më të vështirë se gjithë të tjerët.

Chelsea i’a doli të shënojë një gol në transfertë me Slavian në Pragë, duke qenë favoriti kryesor për të shkuar në gjysëmfinale, për më tepër që skuadra e Sarrit do të luajë në Stamford Bridge, përpara tifozëve të tij. Cekët janë shfaqur një skuadër dinjitoze, por të shënosh dy gola në Londër kundër Bluve pa pësuar, është gati një mission i pamundur.

Europa League – Quarter-finals

21:00 Chelsea ? – ? Slavia Prague
21:00 Eintracht Frankfurt ? – ? Benfica
21:00 Napoli ? – ? Arsenal
21:00 Valencia ? – ? Villarreal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *