• |
ide | kryesore

FOTO/ Bota po kërkon babain që luante me vajzën para djegies së Notre-Dame

Planet



Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar para katedrales Notre Dame disa minuta para se të vërshohej nga zjarri, ka marrë dhenë në mediat sociale. Fotoja tregon momentet e ngrohta dhe plot lumturi, të një babai me vajzën e tij duke lozur pranë katedrales historike në Paris.

Turistja Brooke Windsor tha se e ka shkrepur atë fotografi rreth një orë para se të shpërthente zjarri në ndërtesë. Në një përpjekje për t’i gjetur ata, 23-vjeçarja e postoi foton në Twitter me mesazhin: “Twitter nëse ke ndonjë magji, ndihmona ta gjejmë këtë”.

Mesazhi është shpërndarë online mbi 66 mijë herë nga njerëz në mbarë botën, të vendosur për të ndihmuar turisten Windsor të gjejë çiftin. Turistja nga Michigan i SHBA-ve, tha për BBC se kishte ende shpresë për të identifikuar njeriun dhe vajzën në foto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *