• |
ide | kryesore

Fotografi gjerman që i shpalli “luftë” harresës me “artilerinë” e portreteve të të mbijetuarve të Holokaustit

Planet



Fotografi i mirënjohur gjermano-italian, Luigi Toscano, ka hapur një ekspozitë me 78 portrete të përmasave të mëdha të të mbijetuarve të Holokaustit, genocidit nazist që shkaktoi vrasjen e rreth 6 milionë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ekspozita mbahet në bashkinë e qytetit të San Francisco-s, si pjesë e projektit të emërtuar “Gegen das Vergessen” (“Kundër harresës”).

Puna për realizimin e kësaj ekspozite ka nisur që në vitin 2015, kur Toscano, 46 vjeç, vendosi t’i shpallte “luftë” harresës përmes një “artilerie” prej 400 portetesh të të mbijetuarëve të fushatës antisemitiste anekënd botës. “Ne duhet të vazhdojmë diskutimin dhe analizën e Holokaustit,”, bëri thirrje fofografi.

Mes të mbijetuarëve që u bënë pjesë e këtij projekti, Toscano veçon Sol Franks-in, si njeriun “njëshekullor” që arriti t’i shpëtonte kampit shfarosës të Auschwitz-it. Franks-i dhe disa prej bashkëvuajtësve të tij ishin të pranishëm në hapjen e ekspozitës.

 

 

Ilse Alexander, 89 vjeçe, lindur në Austri, vlerësoi mesazhin dhe simbolikën e koleksionit të portreteve në kushtet kur ende sot hebrenjtë janë pre e margjinalizimit dhe kur raportohet se dhjetra prej tyre janë targetuar në sulme antisemitiste.  “Kur shohim diskriminim, racizëm dhe antisemitizëm, duhet ta ndalojmë menjëherë, edhe sot si atëherë”, u shpreh e keqardhur Ilse.

 

 

Dyert e bashkisë së San Francisko-s do të qendrojnë të çelura për publikun deri më datë 19 maj, kur ekspozita do të zhvendoset në formë turi në Seattle.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *