• |
ide | kryesore

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

1, Ide

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka asgjë të përbashkët me Azemin, përpos mbiemrit.

Ajo është e brishtë, ai ishte i vrazhdë. Ajo ka armë buzëqeshjen, ai se ndante koburen nga brezi.
Ajo vjen në politikë nga një edukim perendimor, ai qëndronte aty edhe falë lidhjeve me botën e krimit.
Ajo është tallur shpesh nga kundërshtarët, si më e kultivuar sesa duhet, ai se e shprehte hapur mungesën e kësaj dhuntie.
Rudina nuk ka vizion historik për misionin e saj, Azemi besonte në ringjalljen e Mujit dhe Halilit në ditët e sotme.

Por, pavarësisht nga këto dallime, në këtë botë ku logoja është gjithçka, Rudina Hajdari nuk po shkëputet dot, nga pesha e “markës” që mban mbi supe.

Kur Basha e katapultoi në parlament në zgjedhjet e 2017, kritikët e tij brenda PD dhe armiqtë e opozitës e panë këtë si shembullin tipik të përdhunimit të meritokracisë. Për ta, ajo ishte aty thjeshtë si vajza e babait. Të dyja palët, në një kor të përbashkët, ripostonin në media gafat në parlament, sikur donin të theksonin se politika nuk është një talent që trashëgohet.

Sot rolet kanë ndryshuar.

Përndjekësit e djeshëm e kanë shndërruar në heroinë, kurse opozita zyrtare e ka shpallur tradhëtare të idealit të Azemit, duke inskenuar edhe fabulën e shëmtuar të kundërvënies së vëllait ndaj motrës.

Këto anatemime nga ish krahu i saj politik do të shtohen me siguri në ditët e ardhshme, tani që Rudina ka marrë rolin e lideres së grupit të PD, dhe ka folur për përfaqësimin e çetës të të mosbindurve në zgjedhjet e qershorit.

Po a duhet gjykuar Rudina për zgjedhjet e saj? A përbën sot një mëkat mos i bindesh urdhërave të kryetarit të partisë? A ka të drejtë të ndjekë një rrugë të ndryshme, qoftë nga ajo që predikon Basha, apo qoftë nga ajo që kanë votuar masivisht forumet e PD?

Natyrisht që PO.

Megjithëse personalisht jam një nga ata që e ka mbështetur obsionin e djegjes së mandateve si të vetmen zgjidhje, megjithëse e shoh si idiotësi pjesmarrjen e opozitës, me Ramën kryeministër, në zgjedhjet e qershorit, e quaj të pamoralshëm madje demokratikisht të rrezikshëm, linçimin që po i bëhet Rudinës si tradhëtare e partisë dhe kujtimit atëror.

Politikisht, si vajzë, ajo është në të drejtën e saj legjitime të “vrasë babain”.

Moralisht, atë se pengon askush të jetë kundër rrugës me të cilën Lulzim Basha po drejton partinë, apo zgjedhjes së tij plot enigma për të djegur mandatet. Deri këtu Rudina Hajdari nuk mund të akuzohet, as për zdërhallje në shtratin e armikut, as për besëthyerje tropojaneje.

Problemi i saj qëndron tek hipoteza që sapo shpalli, për të hyrë në zgjedhje. Sepse të gjithë e imagjinojnë lehtësisht se si do të jetë gara elektorale, nëse opozita vendos të mos marrë pjesë. Ajo do të ketë ngjyrat dhe formën e një farse. Aty, nën panikun për të ruajtur një demokraci fasadë, Edi Rama do të manipulojë vota ngado. Ai nuk do të përpiqet të rrisë vetëm pjesmarrjen, por do të tregohet bujar edhe për të falur përqindje për opozitën e re. Pra shkurt, ai do të tentojë të bëjë atë që deshi të realizojë Ramiz Alia para se Azem Hajdari të dilte në rrugë: një pluralizëm fallco, ku PPSh-në do ta konkuronin levat e saj, Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë dhe Bashkimi i Grave.
Vetëm në këtë rast Rudina Hajdari do ta tradhëtonte imazhin e Azemit. Dhe kjo jo për fjalorin, mënyrën e të bërit politikë apo stilin e përçimit të saj. Aty ajo është e lirë ta vrasë babain. Por, nëse ajo mbështet pluralizmin fallco që po kërkon të rivendoset pas tre dekadash, aty ajo shkel mbi një vokacion, mbi një ndarje thelbësore që shkon përtej mosdakordësisë me Bashën, Berishën apo kujtimin atëror.

Pra, nëse deri më tani, me të drejtë, ajo ka dëshmuar se nuk kërkon të jetë në politikë vetëm falë mbiemrit, në rast se bëhet pjesë një parodie elektorale, ajo rrezikon shumë më tepër. Ajo distancohet dhe nga i vetmi akt i pastër dhe i pa kundërshtueshëm me të cilin Azem Hajdari do mbetet në histori: vendosja e pluralizmit politik.

Vetëm në këtë rast ajo e meriton çdo lloj epiteti që i kanë vendosur padrejtësisht paradhënie. Sepse vetëm ashtu ajo nuk do të jetë më Rudina e Azemit.

©Lapsi.al

25 Comments

  1. Zakonisht politikanet ne shqiperi e mbyllin karrieren ne mekat te rende. Rudina e ka filluar ne mekat te rende. Nuk mund te mos vazhdoje ne kete rruge. Mekati i saj i rradhes do te jete vrastar per demokracine. Nuk duhet te presi qe kur kjo te ndodhe te themi “Fale zot se nuk di cben”.

  2. Po qa mereni me nje injorante(gjoja politikane)turp po qe se ja mban kurrizi te bej parti te veten dhe ta shohi se a e ndjek njeri nga mbrapa.

  3. Ajo i mertion te gjitha -epitetet-qe i kane ngjitur .Ajo shkeli me dy kembet ate ideal qe i bashkoi ne vitin 1990 -ten te gjithe ata qe donin nje demokraci te brishte nje pluralizem politik .Kurse kjo e -bija e semes-jo e Azemit-na dha dhe nje mendim te ”cmuar”,qe opozita te hyje ne zgjedhje.Po ti je e futur moj bije e sateme qe kur nuk le mandatin si dhe me ata Muzhiket e tjere qe muaren mandatin.Ju shkoni ne zgjedhje sepse nuk perfaqesoni asnje votues .Ju perfaqesoni vetem veten tuaj si dhe ata cibanet e qelbur qe kishe partia demokratike ku lehin poshte e perpjete si ata qente ,si dhe karriket ku vini uleni paturpesisht.

    1. ndersa ju qe rrini jasht zgjedhjeve e jasht parlamentit faktikisht e realisht nuk perfaqsoni dot as ata qe ju mbeshtesin se skeni me titull..ju prisni qe nje fuqi mbynatyrore tileshoje nje rrufe rames ne kokee ateher do jeni te pergjegjshem per ta luftuar ate..nejse koha do rrjedh e do te flas vete..uroj te jeni ne gjendje te gjykoni marrezirat qe beni sot e qe do i vuani mot..ndiqni idet idiote komuniste te bushatit per revoluzion lufte e mosbindje civile..kokfort deri ne fund,edhe kur ta kuptoni qe rruga qe keni nisur ste con hicgjekundi vashdoni e mos u kthehuni mbas..

      1. O idiot a nuk i shikon protestat? A nuk e shikon se sa shumë njerëz e kanë vrarë frikën? Mendo se ata që janë kundër edvin lolos mund të jenë edhe 10 herë më shumë, por ju nuk keni faj se harrami ju ka zënë sytë dhe trurin, dhe prandaj ju duket se do të keni pushtet sa të jetë gjallë edvini që marrtë nga ditët tuaja prej parrazitësh, se ju nuk jeni të aftë të krijoni apo të prodhoni, por veç të konsumoni si parrazitë.

        1. Per ndjekesit e serbit Sali Berishoviçi dhe bytheqirit Lulushe ,hani nje mut se nuk ju voton njeri.Jeni pjesa me kurve e shiqerise shqiptare.Maksimumi jeni nja 4-5000 kafshe dhe shumica maloke.

  4. Shkrimet e tua gjithmone jane te goditura por kete radhe ke bere nje paçavure te mirfillt . Ajo eshte femer dhe per etik nuk duhet te shahet por nuk rri dot pa thene qe inetlekti i saj le shume por shuuume per te deshiruar . IQ e saj nuk kap 100 dhe ta mendosh lidere kete zonje eshte utopike . Mendimi im eshte qe kesaj zonje i ka zene qerrja bishtin .Kjo po perdhos emrin e babait per te shpetuar te jemen .

  5. Prandaj thone qe politika eshte kurve, edhe ky i paepuri qe ne te gjitha analizat perdor te njejten stil, dmth qe e rrotullon nga te gjitha anet per te arritur ne te njejten pike me te tjeret, pra, keta dhe ata e kane gabim, un (bushati) them qe nese rudina futet ne zgjedhje, ajo tradheton te atin por, nuk duhet ta lincojme sot si fasade e rames, neser ndoshta!! Pirdh pirdh bushat. E di qe me perbuzje na quan militante partiak sikur te ishte mekat, por nuk jane te gjithe ashtu, un nuk militoj ne asnjeren parti por jam bindshem me bindje te djathta

  6. Rama duhet te shprehe respekt per krejt analistet dhe opinionistet e pavarur , pasi ata me vizionin e tyre
    dhe pavaresine e tyre , shtyne opoziten te digjte mandatet .Pra Rama ,me sa duket do rikonfirmoje lehtesisht bashkite qe ps i fiton prej 25 vitesh dhe do synoje edhe te tjerat .

  7. Njerezit shpesh jane shume me perceptiv ne mendime nga se c’jane te afte te artikulojne. Ne kete rast, une mendoj se antipatia kundrejt kesaj zonje nuk vjen nga tradhtia ndaj partise por nga mungesa e vetedijes dhe narsisizmi i te menduarit se ajo perben alternative atje brenda te strofkulla e ashtequajtur kuvend e antikushtetuesit Edi Rama. Koha e oratorive dhe diskutimeve ka mbaruar, dhe ne fakt duhet te kishte mbaruar qe me ekspozimin e Tahirit. Aty u pa qarte qe Rilindja as qe nuk e ka konceptin e ligjit dhe kushtetuetshmerise, e jo me te jete ne gjendje te qeverise. Tani eshte koha e shesheve, dhe gjithkush qe nuk eshte ne sheshe eshte ne sherbim te Rames me apo pa dashje.

  8. Mbasi ia fut nje kafe te hidhur, pa tjeter qe hidhesira do nxjerreshnga ajo goje e sektit, ne karriken e zyres nga na shkruan komentin. Qe mos te vleresosh ato qindra mijera protestues, e te dalesh e te na thuash se ska kush e ndjek opziten, eshte idiotesi, e miopi e politikes se qelbesirave. Opoziten e ndjekin masat popullore qe kane ne kurriz mizerine e maskarallekut te qeverise suaj rilindase, e ketu ne kete gjendje qe ju, e keni cuar kete popull, ata jane bashkuar ,e do bashkohen edhe me shume per tu rrezuar nga froni qe e mbani vetem me mashtrime. Persa i perket, ketij komentusit te fundit qe i humb emeri gjithemone, sot na ka ardhur tamem afer shprehjes se partise meme te tij, apo baballareve kodoshe qe theshnin” Edhe te vetem , trm ne lufte. Provojeni e votoni vetem, se si do shkoni me tutje, ju edhe e beni, sepse ate bote doni e enderroni. Kjo do e tregoi se deri ku e keni cuar demokracine ju trashegimtaret e morrave te kuq.

  9. Çfarë duhet të besojmë tek Bushati ?
    Hallin e madh që ka ai për demokracinë pluraliste me lejtmotivin e së cilës i është përveshur diktatorit Rama, apo urrejtjes që ka ai për Azem Hajdarin “me kobure”.
    Nuk dijmë që ai të ketë qelluar ndonjë komunist me kobure por veç është qëlluar disa herë prej tyre e këtë fakt nuk ka sepse e shtrembëron Bushati.
    “Arma” e Azemit nuk ka qenë koburja o Bushat.
    Ishte fjala e tij kobure që i trembi klyshët e bllokut e janë budallallëqet e së bijës tek të cilat ka shpresë Rama të qëndrojë në pushtet.
    Edhe vazhdon të bësh thirrje për revolucion kundër Ramës, edhe miraton plagjiaturat e medemek fjalimeve të Rudinës që përsërit si papagall fraza të fryra në vesh nga gjithfarë kundërshtarë të PD.
    Edhe e pranon se ke qenë partizan i dorzimit të mandatëve nga opozita, edhe duartroket ata që dolën kundër opozitës e dorzimit të mandateve.
    Edhe e kritikon Bashën se përzgjodhi si deputete Rudinën jo për merita por nga mbiemri i saj, edhe ngre në qiell ate që flet si e ema e Zeqos majë thanës.
    Më dhimbset kjo vajzë se e la veten nga naiviteti që të përdoret nga intrigat e djallëzuara të komunistëve nga të cilët u vra i ati.
    Por Azemin mos e zërë në gojë o Bushat.
    Megjithë ndonjë difekt njerëzor që mund të ketë pasur, ai do të ngelet në historinë e Shqipërisë si simboli i demokracisë e jo e bija e tij. Po e njejta gjë mund të thuhet edhe për Berishën.
    Sa për Bashën, Rama ndonëse i gjatë dy metra, në të gjitha parametrat e moralit e formimit intelektual qytetar europian, para “Lulit” siç kërkon ai ta zhvlerësojë, duket një shkurtabiqë 20 centimetrash.

  10. O Andi nuk besoj se mohon babin tend Mehdi Bushati ,pamvaresisht perdredhave qe merr ne funksion te politikes,Ti ngelesh cuni i Mehdiut.Pse duhet bere ky shkrim kur dihet qe Azemi eshte hero pa motivacion vrasje.

  11. Komplet e paafte kjp Rudina!Turp qe shqiptaret kane perfunduar si turme e coroditur me kete parlament pa tru ne krye!

  12. Azemi nuk ka qene i lishur me krimin ndonjehere. Kjo eshte hipoteza e ngritur nga njeri nga vrasesit: Fatos Klosi.
    Kujtoj Berishen dhe mediat prane tij kur sulmonin Azemin ne 96 ne te njejten menyre sic sulmojne Rudinen sot.
    Ka ardhur koha te ndryshohet kodi zgjedhor famekeq i 2008 Berisha-Rama.
    As Basha dhe as Berisha nuk kerkojne ndryshimin e kodit qe ka instaluar diktaturen ne Shqiperi. Kerkojne thjesht pushtet personal.
    Epo nuk ka revolucion pa sjelle demokracine.
    PD ka vetem nje figure: Azem Hajdarin. Berisha,Topalli, Parozi,Bode etj jane produkte te sigurimit.
    Kjo qe ben Berisha-Basha eshte grusht shtetj.
    Revolucion eshte vendosja e demokracise dhe kjo do te thote qe e vendosin njerezit se kush do te drejtoje dhe jo Berisha-Basha.
    Forca Rudina.

  13. Nëse ka një përpjekje për të na bindur edhe një herë se profesioni i dytë, pas kurvërisë, ishte politika dhe, pa dyshim. , duhet t’i ngjajë asaj, atëherë, mos vallë këtë po bën Rudina Hajdari. Don të na bind se tradhëtia në politikë është gjëja më normale. Më shqip, prostitucioni politik lejohet dhe pëlqehet , biles, edhe blihet, kur ka prodhime të mbara kanabisi, sidomos nga kundërshtari, siç është sot, skenderbeu – guru i lakejve sicilistë e kanabistë. Megjithatê , çdo parti ka një statut, ka rregulla, norma, mbi të cilat ndertohet dhe funksionon. Kur shumica vendos për diçka , pakica duhet t’i nënshtrohet. Këtê nuk e kishte parasysh zonja Hajdari. Në kushtet tona, në situatën që ndodhemi, jo vetëm Hajdari , por as të gjithë hajdarët dhe hajdaret, kudo që ndodhen , po të bashkohen, nuk bëjnë as një vrimë në ujë. Po ta dinte këtë opozita e blerë nga PS-ja, me kryetaren e grupit tradhëtar, nuk do të pranonte kurrsesi të ishte pjesë e kësaj komedie tragjike për fatet e një populli të mashtruar e tradhëtuar deri në fatalitet. Zgjidhja vjen duke u bashkuar dhe jo duke u ndarë as duke u bashkuar me kundershtarin.

  14. Per ndjekesit e serbit Sali Berishoviçi dhe bytheqirit Lulushe ,hani nje mut se nuk ju voton njeri.Jeni pjesa me kurve e shiqerise shqiptare.Maksimumi jeni nja 4-5000 kafshe dhe shumica maloke.

    1. O “kapedan” i mafies së drogës !
      Vetëm 10% e shqiptarëve janë “fushorë”, e kënetorë kurse 90% e tyre janë malsorë, që ti i quan “malokë”.
      Shqiptarët në Ballkan nuk janë vetëm këta 2 milionë që i kanë ngelur Shqipërisë, por janë mbi 7 milionë, e që i bie se mbi 6 milionë të tyre janë malsorë. pa llogaritur diasporën
      Ti ushujzës së kënetës enveriste, ta mban b….. tju dalësh përpara 10 malsorve e të bësh trimin me ta ?
      Ta kesh të sigurtë që të shtypin si një tartabiq.ty dhe të birin e Kiço Ngjelës nga e ke marë këtë mëndje.
      Janë pikërisht këta “malokët” si i quan ti shqiptarët malsorë, që nga Gjergj Kastrioti që luftuan për lirinë dhe për identitetin shqiptar se po të mos kishin luftuar ata, soji moçalor tëndi do bridhte nëpër Europë njëlloj si arrixhijtë.

  15. Kam emrin e te gjithe demokrateve te ndershem,Rudina Hajdari paska pritur ditet me te veshtira per demokracine qe nje vogelushe injorante ,nje fyture e te gjitha ligesive dhe pa turpesive te sistemit ku jketojme,paska gjetur dhe pritur diten per hakmarje,dhe kete e kam bindje Ajo cdo gje mund te jete por demokrate nuk mund te jete Eshte hakmarse dhe e lige ,paska pritur kete dite ,eshte nje me Edi Raman,demokrate te ndershem mos u genjeni nga kjo pushtke e keqe,kjo nuk e ben se do demokracine por nga ligesia qe mbulon gjithe trupin e saj ,duke u bere me pjesen me te keqe

  16. E perkeledhur nga te qenit e bija e azem hajdarit ju hapen dyert per tu shkolluar dhe jetuar ne Àmerike.shkeputja nga realiteti dhe me koncepte me vendin ku u shkollua nuk diti te petshtatet me realitetin .Ka patur edhe nga ps me kujtohet Rudina Seseri qe erdhi nga amerika per te kontribuar.Kur pa se per çfare po perdorej dha doreheqjen dhe vazhdoj jeten e saj profesionale.Do ishte me profesionale te terhiqesh se te vazhdosh per mendimin tim nuk justifikon as shkollen ,kulturen e Amerikes .Do mbahet mend nje deshtim i sukseshmem.Pa llogaritur qe hodhi ne kosh nje kariere dhe jete respekti te te jatit.Nuk ja ka vlejtur çfaredo perfitimi momental.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu