• |
ide | kryesore

Lleshaj: Kontraktori i aeroportit refuzoi që Policia e Shtetit të mbikqyrë kamerat e sigurisë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se kontraktori i aeroportit të Rinasit ka refuzuar mbikqyrjen e kamerave të sigurisë nga Policia e Shtetit.

Sipas Lleshajt, 12 probleme të mëdha janë evidentuar në aeroportin e Rinasit, por asnjë nga këto nuk është marrë në konsideratë nga koncesionari.

“Kemi pasur rreth 12 komunikime zyrtare ku policia i kërkon marrje masash për mangësi të konstatuara, kurse në kthimet e përgjigjeve, citoj njërën në 2016, TIA shprehet se kompania përmbush dhe zbaton të gjitha detyrimet, gjithashtu sqaron se komunikimin e ka me Autoritetin Civil, pra i thotë policisë se nuk merremi me ju, ose në raste të tjera ka heshtur

Vërejtët kryesore të bëra nga Policia janë portat e papërshtatshme, rrethimi i jashtëm pa sensorë, kamerat jashtë funksionit, ndriçimi i pistës i pamjaftueshëm, zona e tranzitit po ashtu, shërbimet e sigurisë të pamjaftueshme e të paplota.

Janë të paktën 12 probleme të mëdha që janë evidentuar në kohë nga autoritetet përkatëse”, tha ai.

Ministri ka thënë se grabitja është kryer nga profesionistë, të cilët u larguan nga një tunel dhe i ikën vëmendjes së policisë.

“Masat pas ngjarjes janë të menjëhershme, hymë brenda aeroportit dhe morëm sigurinë, përfshirë edhe sallën e monitorimit të kamerave që ishte e ndaluar për Policinë e Shtetit, perimetri i jashtëm është tashmë nën mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura.

Grabitësit për një kohë shumë të shkurtër përfunduan brenda tunelit dhe i humbën vëmendjes së policisë.

Masat e marra, reagimi i shpejtë i policisë kanë siguruar prova që japin shpresë të madhe në sukses për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Ky ishte episod i një serie ngjarjesh me të njëjtët autorë, ngjarja do zbardhet përfundimisht. Nuk ka qenë një rast i thjeshtë, grabitje me autorë profesionistë që kanë shpërthyer edhe zona sigurie më të mëdha, kanë shpërthyer burg të një vendi në BE, kanë vrarë punonjës policie dhe nuk është arritur të kapen, këtu kemi një sukses fillestar.

Garantoj qytetarët dhe deputetet që siguria e aeroportit është e garantuar dhe me masat në vijim arrin në nivele që na japin qëndrueshmëri të gjatë. Për të gjithë ata që e keqpërdorin këtë situatë, u them që nuk është apokaliptike, nuk është e vetmja ngjarje në botë, aeroporte e zona të tjera të sigurisë janë goditur jo tek ne por edhe në vende shumë më të fuqishme se ne, Gjermani, Nju Jork, Bruksel, Meksikë. Më  18 shkurt 2013, 8 të armatosur hynë në pistë në Bruksel dhe vodhën 16 mln dollarë diamante”, tha Lleshaj.

 



5 Comments

  1. Mbreti i Kaosit
    Nga Erl Kodra – 07:26, 18/04/2019
    Kolapsi shoqëror është shembja e një shoqërie komplekse njerëzore. Një shpërbërje e tillë mund të jetë relativisht e papritur, si në rastin e qytetërimit Maya, ose gradual, si në rastin e rënies së Perandorisë Romake.

    Kjo është ajo që dimë nga historia. Por ajo që ne nuk e dimë, ose që nuk po arrijmë të kuptojmë, është prag-kaosi ku gjendet krejt shoqëria shqiptare. Edhe disa hapa mbeten; në një atmosferë të ngarkuar me padrejtësi të thella shoqërore dhe dhunë sistemike. Në mungesë të çfarëdo garancie kushtetuese, ditën kur Parlamenti Shqiptar dha shpirtë, opozita shqiptare ndërmori një lloj akti heroik të pashembullt në historinë politike botërore. Përkufizimin i asaj çfarë ndodhi askush nuk po e analizon, për më tepër, Kryeministri shqiptar; njeriu që ka dominuar jetën politike, ekonomike dhe sociale këto 20 vitet e fundit, shton dhunën verbale dhe shtypjen shoqërore, duke e kthyer diskursin e drejtimit të shtetit në një boshllëk të frikshëm institucional. Mbetet vetëm të presim se çfarë do të shpikë tjetër mendia e tij diabolike, fjala vjen emertime të tilla si “opozita e re”, me të cilin është pagëzuar një dyzinë individësh të marrë peng nëpërmjet kërcënimeve me jetën e familjarëve ose blerjes me pare në dorë.

    Diçka e përmasave të paimagjinueshme po ndodhë ndërkohë. Injoranca represive nuk njeh një cak moral dhe ligjor, ndërsa Ministri enverist Sandër Lleshaj, një lloj Himleri i vocërr flokëbardhë, mpreh gjuhën plot helm në formën e gazit, ndërsa shembë përdhe shtëpi shqiptarësh dhe kërcënon nominalisht popullin armik. Është i njëjti individ që para disa vitesh na u servir si një figurë konsesuale për President nga gjeniu i letrave Ismail Kadare.

    Akti i opozitës shqiptare nuk është diçka që mund të përkufizohet si një lëvizje politike e zakonshme. Mandatet e përfaqësimit politik, në kohën kur ato kishin humbur arsyen e ekzistencës, u zhvlerësuan krejtësisht përgjatë mandatit të dytë të Edi Ramës. Shikoni me vëmendje se çfarë pamje tragjike ka marrë krejt shteti shqiptar;

    Edi Rama gjendet gjithandej, në çdo zyrë dhe institucion publik. Jo me politika qeverisëse, jo me programe, por me urdhëra nominal të drejtëpërdrejtë. I rrethuar nga një bandë e stërmadhe çakejsh politik që kërcënojnë dhe kafshojnë shqiptarët. Çdo kush që ka një pikë dinjiteti dhe guximi për të kundërshtuar atë, Edi Rama i hidhet në grykë, me sulm frontal me të gjitha mjetet. Ai nuk pyet nëse sulmi i tij drejtohet kundër studentëve të universitetit, profesorëve, Akademisë së Shkencave, Teatrit Kombëtar dhe aktorëve, mjekëve të spitalit universitar apo minatorëve. Ai nuk heziton të përdorë gjuhë fyese dhe denigruse, posaçërisht raciste dhe të rrezikshme për bashkëjetesën qytetare. Ai vjedh ditën për diell, hapur, egërsisht dhe brutalisht. Edi Rama nuk ndalon agresionin kundër kundërsharëve; domethënë të atyre që ai i konsideron armiqtë e tij personal. Për Edi Ramën opozita shqiptare është diçka e keqe, që duhet eleminuar me çdo kusht, me çdo mjet, me çdo formë.

    Shikoni me vëmendje ushtrinë mediatike të Edi Ramës. Një infrasrukturë gjigande mercenarësh, ndër më të sofistikuarat që ka parë ndonjëherë Ballkani dhe Europa. Vampirët televizivë hanë të gjallë çdo zë kundër Edi Ramës, në hapësirën e bollshme që televizonet dhe supergazetarët u rezervojnë çdo natë. Analistë dhe gazetarë me haluçinacione gjenetike, ca qenie të pështira dhe groteske, të zezën e bëjnë të bardhe dhe djallin e kthejnë në ëngjëll. Emra kam përmendur boll, ndaj sonte nuk do t’ua ngacmoj neverinë tuaj.

    Prag-kaosi po afrohet. Ai është vetëm dy muaj larg, ndërsa Edi Rama nuk ka ndërmend të ndalë yryshin. Domethënë, nuk ndalon para asgjëje; ndërsa herët në mëngjes me lehtësinë më të pabesueshme shembë 7 shtëpi shqiptarësh, në mesditë, një komando e armatosur rëndë, për të pestën herë, kryen një operacion spektakolar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Miliona euro fluturojnë. Tre ditë më vonë gjenerali Sandër Lleshi përmbytë protestën e qindra mijëra shqiptarëve me gaz; e pas kësaj, triumfalisht, me një gjuhë enveriste kërcënon egërsisht popullin armik.

    Duket qartë se Edi Rama kërkon të shpërfaqë forcën e tij, ndërsa viktimave të pamundura u heq çdo mundësi komunikimi. Qellimi është strategjik dhe i mirëmenduar; të tregojë forcë dhe qëndrueshmëri para përplasjes finale. Banorët e Bregut të Lumit janë Viktimat e Paranojës para konfrontimit; një lloj prove gjenerale kur kaosi të përfshijë vendin.

    Opozita shqiptare vazhdon të rritet vrullshëm, ndërsa ruan qetësinë olimpike. Vendi është mbarsur me lëndë lehtësisht të djegshme, një lloj alkimie e ngjashme me shpërthimin atomik. Opozita është e ndërgjegjshme se nëse bëhet mbrojtësja fizike e breglumasve, ky mund të jetë fillimi i fundit. Vetpërmbajtja e saj nuk është dobësi, Duket qartë se Lulzim Basha po i jep shanset e fundit paqes sociale.

  2. Or ti Lesh Lleshi, ca autoriteti ka policia per kete kamrat, per rrethimin etj ???? Rendin , zbulimin e krimeve apo futja kot te bejme zhurme si FugShqyeri qe te ben gati deklaraten? Cilat jane raportet ZYRTARE dhe kerkesat qe mund ti kishit apo qe nuk i ngrini tek Avicioni Civil si autoriteti pergjegjes? Mos beni pis KINEZET(valle ata jane ne te vertet??) per maskarallekun tuaj dhe per inkriminimin tuaj ne vepra te tilla qe duna garanci apo thjesht vazhdoni me mashtrimet e rradhes ???

    Plehre je o Llesh, sepse hajdute dhe kriminele do kete gjithmone, por ceshtja qendron ne gadishmerine dhe gjendjen e rendit ne Shqiperi qe rezulton ne RINAS per faqe te zeze dhe per me teper inkriminimi i policise ne nivele kaq te larta saqe e ben te pamundur garantimin e rendit pasurise etj kundrejt grupeve kriminale. Grupe te cilat realisht nuk e rrujne per policine per sa kohe japin haracin tek rilindasi i zones qofte deputet, prefekt, kryetar bashkie, shef policie etj ofiqare shteti dhe rilindas

    Thene shkurt ju smund ta luftoni krimin. krimi nuk iu ka frike. ju nuk arrini te zbuloni asnje krim, ju nuk parandaloni dot asnje krim, nuk infiltroni dot asnje grup kriminal. E kunderta eshte e vertet, krimi ju ka vene perfund. ju ka infiltruar ju pagaun dhe mund tiu vrase nese ju beni veprim kunder .

    Ndaj ne kete SITUATE ju mund te vazhdoni te mbeshtesni politikisht Rilindjen ne vijimesi ne veprimtarine e saj ANTIKOMBETARE, pervecse antiligjore, te arrestoni protestuesit , te ndaloni qytetaret qe kundershtojne prishjen e PALIGJSHME te shtepive te tyre, etj pislliqe. Mundesisht te coni Blerten (nga viktime ne rolin e agresorit me uniforme) per te arrestuar keta qytetare. Ndersa Berten apo shume police te tjere si Blerta qe per te mbijetuar perdorin makina pa dogane, spaguajne uje , taksa, drita , si dhe kane shtepi pa leje pus pa leje apo qe ndoshta marrin fryme pa leje . Dhe heren tjeter Blerta dhe koleget e saj do te jene ne anen tjeter duke protestuar kunder paligjshmerise ose ne BURG ashtu sic e detyron popullin Rilindja KRIMINALE dhe e NDYRE qe perdor viktimen kunder viktimes

    Je Plehre or Llesh!

  3. Une do i bie shkurt o -Anemik-ti si ministeri brendshem nuk paske aq kopetenca qe te nderhysh ne aeroport me force per te kqyrur kamerat e sigurise kur nuk ka dashur -Kontraktori-ku ka te beje me sigurine kombetare ?Per te dhunuar banoret qe po ju prishni shtepite tek bregu i Lumit e paske ate te drejte.Ike o langaraq sepse nuk je per ate pune ti vetem per te leshuar gaz helmues kunder qytetareve je dhe per te vene kundragazet policeve.

  4. leshi i bythes se negjmijes dhe palles se spartak brahos po na flet.po ti vet ishe drejtor o mut i frrokut,doshit,ndokes e prenes.po te ishte I MADHI FISHTA GJALL do te thonte o ju mutet e shqiperis ,gojen mbusj me te stalinit,popoviqit,mugoshes mao luu ce dunit e edvinit ikni per krymba se as per mut nuk beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *