• |
ide | kryesore

Lubonja: Si duhet ta lexojmë vendimin e Holandës

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i qëndron mendimit që Shqipëria nuk është vetëm eksportuese e krimit por edhe vetë shteti është kapur nga krimi. Për Lubonjën nuk ka dyshim që Holanda flet më shumë për hallin e saj dhe jo se çfarë ndodh në Shqipëri.

“Unë do të veçoj nga e gjithë ajo që dëgjova, se u përmend disa herë fjala kambanë alarmi. Unë për të qenë koherent me mendimin tim, gjykoj se kambanat e alarmit duhet t’i hedhim ne për atë çka ndodh në Shqipëria.
Shqipëria jo vetëm një eksportues i krimit dhe kriminelëve por edhe një vend ku shteti është i kapur nga krimi dhe punon për krimin. Kjo rritje e madhe e kriminalitetit që vjen nga një vend kaq i vogël si Shqipëria është tregues i asaj që ndodh këtu.

Alarmi duhet të jetë i yni, jo se nuk po na lënë të Shkojmë në Europë pa viza por se çfarë po ndodh në këtë vend. Debati që bëhet është gjithmonë reflektimi se ne jemi të varur, pushteti, legjitimiteti i pushtetit nga çfarë thonë të huaj. Janë sekondare.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen në deklaratë është fakti se ata flasin shumë për hallin e tyre, ata kanë hallin e tyre. Më kujtohet se SHBA dikur nga fillimi i shekullit të 20-të kur ishte mafia italiane kanë dërguar një polic shqiptaro-italian në Siçili për të kuptuar krimin atje. Sigurisht që në Holandë ka probleme, ajo e majta, e djathta por unë nuk di se ka ndodhur një rast i tillë më parë”, deklaroi Lubonja në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24.



4 Comments

  1. ari qe edhe muti i dhimset per krymbat e qenefit negjmije rama,velija balla thotë:

    lubonja si bushati ter diten bejn se shajn ramen por naten edvinit i lepin bythen sepse frroku,roshi,ndoka,balili,tahiri,habili,xhelili i ben pis pastaj.ramen dit e nat e qojn me ke te duan ne shtrat si psh me qazim sejdinin,skender gjinushin,alfred mojsiun etj.keta pedera stalini shkrijn bythen per nji pall stalini,vuqiqi e putini.

  2. Vendim i KQ të PPP të rilindjes:
    Duke parë që Hollanda ka shkarë në një vënd kriminal, partia ka vendosur që të dërgojë shokun Edi Rama të qeverisë Hollandën për të luftuar kriminalitetin e ta bëjë edhe këtë vend të vatfër të Europës, një kopësht të lulzuar të socializmit në botë si Shqipëria.
    Si kryetar i parlamentit hollandez, u caktua të jetë shoku doktor Tao Palla

    1. Në KQ pati debate se kush do të shkojë nga Shqipëria në Hollandë, për postin e presidentit e mendimi ishte për dy kandidatë.
      Një pjesë ishin që në Hollandë të emërohej si president Gramoz Rruçi e një pjesë Rudina Hajdari.
      Më së fundi pas fjalimit të shokut Edver, që nguli këmbë se Shqipëria nuk mund të mbante vendin e kampionit të demokracisë në botë pa Rruçin, u vendos që këtë rol tja ngarkojnë zonjës Rudinë , si një politikane e shquar e nivelit botëror që mund të ruaj ekuilibrat politikë në Hollandën e gjorë që po vuan nga diktatura. e krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *