• |
ide | kryesore

Manchester City, dështimi i Guardiolës: 600 milionë euro e kurrë në gjysmëfinale

Sport



Eleminimi i Manchester City nga Champions League bën zhurmë e në Angli kanë nisur të bëjnë llogaritë e shpenzimeve të pronarit të klubit Mansour Bin Zayed Al-Nahyanda, duke drejtuar gishtin drejt Pep Guardiola. Tekniku katalanas, në sezonin e tij të tretë në Premier League, ka bërë një revolucion të vërtetë në vite, duke blerë 25 lojtarë, duke lënë të largohet të njëjtin numër (pa numëruar huazimet e vogla apo të ardhurit nga të rinjtë).

Në sezonin e parë të Guardiola tek City janë shpenzuar 213,5 milionë euro me ardhjet e Stones, Sanè, Gabriel Jesus e Gundogan. Në sezonin që e pasoi, shifra u rrit në 317,5 milionë me blerjet e Bernardo Silva, Ederson, Ëalker, Mendy, Laporte e Danilo. Vetëm në këtë vit, buxheti zbriti në 77 milionë, gati e gjitha e shpenzuar për Mahrez.

Në total, Guardiola e ka bërë klubin të shpenzojë 608,09 milionë euro. Duke hequr të ardhurat e përfituara nga shitjet (180,8) pasivi është rrënqethës: 427,29 milionë euro. E gjitha kjo për të mos arritur kurrë në një gjysëmfinale të Champions League (i eleminuar në cerekfinale nga Monaco, Liverpool e Tottenham) edhe pse në Angli kanë mbërritur trofetë e një Premier League, dy Kupa të Ligës e një Community Shield.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *