• |
ide | kryesore

Merkel shpreh trishtimin për aksidentin fatal në Madeira

Planet



Kancelarja gjermane ka shprehur trishtimin e saj duke ndarë ngushëllimet për viktimat e aksidentit në ishullin portugez të Madeiras, ku 29 persona humbën jetën, shumica prej të cilëve ishin nga Gjermania.

“Me trishtim dhe tronditje shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për bashkatdhetarët tanë si dhe të gjithë ata që u prekën nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Madeira”, theksoi Merkel në një deklaratë.

Ajo gjithashtu falenderoi shërbimet e shpëtimit dhe mjekët në Madeira për përpjekjet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *