• |
ide | kryesore

Nipi i Kennedy i fiksuar pas Kendall Jenner

Paparazzi, Slider



Nipi i ish-Presidentit Kennedy, John “Jack” Kennedy Schlossberg ka një fiksim të madh për Kendall Jenner, dhe këtë e ka zbuluar vetë motra e saj Kim në intervistën e fundit me “Vogue”.

“Dikush nga stafi përmendi se i riu bukurosh John Kennedy Schlossberg, i biri i Caroline, thuhet se ka fiksim gjysmë-motrën e saj Kendall, dhe sytë e Kim-t shndritën me siguri duke menduar për shansin e një bashkimi të paparë”, shkruante gazetari i “Vogue” në revistën e muajit maj.

“Bleva orën e Jackie Kennedy Onassis në ankand. E vendosa atë kur shkova në Shtëpinë e Bardhë. Më dha njëfarë fuqie: Le të shkojmë atje dhe ta mbarojmë këtë punë”, ka thënë Kim me shaka për rastin.

Schlossberg është fëmija më i vogël i Caroline Kennedy dhe i vetmi nip i presidentit të ndjerë. Pas diplomimit në Yale në vitin 2015, ai është aktualisht në Harvard për Juridik. Duket se Kim dhe Schlossberg mund të kenë më shumë të përbashkëta sesa mendojnë.

Edhe pse Kendall thuhet se ka qenë e lidhur me yllin 22-vjeçar australian NBA, Ben Simmons, që nga maji 2018, kurrë nuk duhet të themi kurrë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *