• |
ide | kryesore

Përplasja me makinë në Elbasan, 2 policë japin versione të ndryshme

Lajme, Të fundit



Dy vjet pas ngjarjes së ndodhur në Elbasan, ku u godit një makinë policie gjatë një operacioni, gjykata dëgjoi më se fundmi disa prej dëshmitarëve të kësaj dosje. Para togave të zeza dolën 4 oficerë policie të cilët kanë qenë prezent kur 3 të rinjtë të marrë të pandehur pretendohet se goditën makinën e ish-zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit Gjergj Oshafi.

Në seancë dëshmuan Fadil Meta, Ylli Bici, Ervin Ballanca dhe Arben Belba. Kontradiktore me njëra-tjetrën ishin dëshmitë e Ylli Bicit dhe Ervin Ballancës. Dy oficerët pavarësisht se kanë qenë në të njëjtin vend duket se kanë parë gjëra të ndryshme.

Bici tha se në makinën tip Audi që goditi makinën e policisë nuk ishte Suel Çela dhe Enea Bekteshit, por një djalë i shëndoshë, i paidentifikuar prej tij. Më i pasigurt dhe i paqartë në dëshmi ka qenë shefi i krimeve, Ervin Ballanca i cili tha se identifikimin e Suel Çelës nuk e ka bërë dot në vendngjarje, por nga këqyrja e pamjeve të regjistruara.

Interes në dëshminë e Ballancës, ishte dhe momenti kur tregoi se brenda tregut- agro-ushqimor të Elbasanit ka kalime të fshehta nëpërmjet te cilave kanë dalë personat e dyshuar për këtë ngjarje.

I pyetur nga Gjyqtari Kullushi në lidhje me personat që janë të akuzuar në këtë proces ai tha se janë shumë rrezikshëm dhe të përfshirë në trafikim narkotikësh dhe vrasje. Suel Çela ka më shumë se një vit i cili ndodhet në arrati, Enea Bekteshi është nën masën e sigurisë “arrest Shtëpie” i vetmi që ndodhet në burg është Klemend Xhaferri. /abcnews.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *