• |
ide | kryesore

Pink shfaqet duke pastruar yllin në Hollywood

Paparazzi, Slider



Pink është një nga këngëtaret më të suksesshme, megjithatë ajo ka treguar shpesh se fama nuk ka ndikuar aspak në personalitetin e saj. Ajo është shfaqur gjithmonë shumë e thjeshtë, madje së fundmi është parë duke pastruar yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”. Këngëtarja 39-vjeçare është fotografuar mbrëmjen e djeshme e ulur në gjunjë duke pastruar yllin. Pink ishte e veshur me të bardha dhe siç duket nuk e ka pasur aspak problem nëse do të bëhej pis. Të gjithë kalimtarët u habitën nga veprimi i këngëtares, sepse asnjëherë nuk kanë parë një personazh tjetër të bëjë të njëjtën gjë.Megjithatë ‘Daily Mail’ shkruan se Pink e ka xhiruar këtë skenë për një videoklip të saj, që pritet të publikohet së shpejti. Pink e mori yllin e saj në shkurt të këtij viti dhe u shoqërua në event nga bashkëshorti dhe 2 fëmijët e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *