• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari për armëmbajtje pa leje

Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Tiranë. Policia i ka gjetur shtetasit A. C. armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarak.

Informacionin se 21-vjeçari lëvizte në kryeqytet me armë zjarri, policia e ka marrë nga qytetarët. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 kanë organizuar punën për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *