• |
ide | kryesore

Video/ Në Suedi vendoset rekordi i qendrimit në fushën e lojës: dëmtimi komik i Ozgun bëhet viral

Sport, Video



Lojtarë të zëvendësuar shpejt, për shkak dëmtimi apo mungese eficence në lojë, nuk janë të pakët, por një si Ozgun që qendroi në fushë vetëm pak sekonda, bëri vetëm 6 metra dhe nuk goditi asnjë top është krejtësisht i paprecedent. Një rekord për qendrimin në fushë që vjen nga Suedia dhe një dëmtim, më komiku që mund të imagjinohet…

21 vjecari Matias Ozgun që luan me ekipin e Degerfors në divizionin e dytë të futbollit suedez, në ndeshjen kundër Osters (përfundoi barazim 1-1), është futur në fushë në minutën e 83-të, për të zëvendësuar Lindahl. Vetëm se mbrojtësi i majtë gjatë shkëmbimit të duarve me shokun, ka marrë një goditje në sy dhe sapo hyri në fushë e pati të pamundur të luante dhe doli përsëri jashtë!

https://www.youtube.com/watch?v=7TIlMlgUJI4&pbjreload=10



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *