• |
ide | kryesore

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: AAK-ja e gatshme t’u bashkohet partnerëve

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve qendrore të parakohshme. Duke komentuar klimën e polarizuar politike, Haradinaj është shprehur se nuk mund të parashikojë nëse mandati i tij për të qeverisur Kosovën do të ezaurohet në fund të 4-vjeçarin të parashikuar. “Nuk po bëj kalkulime se sa do të rrijë, po mundohem t’i kryejë disa punë në Kosovë. P.sh.: çështja e pagës minimale nuk ka të bëjë vetëm me votuesit e Aleancës, por për të gjithë. PDK-ja është parti politike, është legjitime nëse ajo ka një kandidat për kryeministër.”- ka deklaruar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në fjalën e tij për mediat, Haradinaj ka treguar gatishmërinë për t’iu bashkuar partnerëve të koalicionit qeverisës nëse do të kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. “Nuk e di se kur do të shkojmë në zgjedhje, ne si AAK kemi deklaruar, se nëse dikush nga partnerët e koalicionit, dikush nga ata dëshiron të ndalë kontratën, atëherë edhe ne jemi të gatshëm. Por, ne jemi të respektueshëm ndaj obligimeve që kemi marrë”, tha kreu i ekzekutivit të Kosovës, duke premtuar besnikëri ndaj bashkëpunëtorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *