• |
ide | kryesore

Afrikë e Jugut/ Rrëzohet muri i kishës gjatë meshës, vdesin 13 persona

Planet



13 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të murit të një kishe në Afrikën e Jugut. Muri u shemb gjatë shërbesës për festën e Pashkëve. Shërbimet e emergjencës thanë se të paktën 29 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra.

Ndërsa, një zëdhënës lokal i policisë tha se shembja e murit mund të ketë ndodhur për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë rajonin. Muri i Kishës së Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të një shërbese për festën e Pashkëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *